Ironizon ish-këshilltari i Kurtit: Ndoshta ambasadori amerikan kishte më shumë informacione rreth vrasjes në QKUK - NACIONALE

Ironizon ish-këshilltari i Kurtit: Ndoshta ambasadori amerikan kishte më shumë informacione rreth vrasjes në QKUK

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha ka folur rreth ngjarjes së mbrëmshme që tronditi vendin mbarë.

Në një prononcim dhënë Nacionales, Berisha ironizoi me shefin e ekzekutivit, duke thënë se mbase ambasadori amerikan kishte më shumë informacione sesa institucionet tona për vrasjen në QKUK.

Veç kësaj, ai shtoi se institucionet tona janë në luftë me njëri-tjetrin për çështje pagash, por askush nuk lufton për t'i dhënë llogari apo pranuar përgjegjësi.

"Ndoshta ambasadori amerikan kishte më shumë informacione sesa institucionet tona për vrasjen e sotme në QKUK.

Institucionet tona janë në luftë me njëri-tjetrin për çështje pagash, por askush nuk lufton për t'dhënë llogari apo pranuar përgjegjësi. Pushtetarë që sillen si opozitarë e popull pa kujdestar. Punët nuk kryhen me postime bajate në rrjete sociale.

Edhe pak keshtu, derisa Kosova që është bërë vend i pajetueshëm të zbrazet", tha Berisha për Nacionalen.

Lajme të ngjashme