Intervista e Thaçit, ikja e VV-së nga debati në Kuvend e veriu - këto janë ngjarjet e javës - NACIONALE

Intervista e Thaçit, ikja e VV-së nga debati në Kuvend e veriu - këto janë ngjarjet e javës

2 javë më parë

nga NACIONALE

Javën që po e lëmë pas e karakterizuan disa ngjarje të rëndësishme, por në këtë shkrim mund të lexoni disa nga lajmet që u komentuan me të madhe në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Interevista ekskluzive e ish-presidentit, Hashim Thaçi për Naciononalen, takimi i presidentes Osmani me shefin e NATO-së, e ikja e VV-së nga debati parlamentar si dhe situata në veri të vendit, ishin temat kryesore të javës që po e përfundojmë.

Intervista e Thaçit

Për herë të parë që nga ngritja e aktakuzuës, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistës ekskluzive për Nacionalen.

Në këtë intervistës, Thaçi ka folur për disa tema, ndër të tjera, flet për veten, familjen, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për aleancën e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për nevojën e përmbylljes njëherë e përgjithmonë të çështjeve me Serbinë – në njohje të ndërsjellë.

Jam i mallëngjyer për njerëzit që i dua dhe më duan, që më besuan për më tepër se dy dekada, në procesin e përbashkët të ndërtimit të Kosovës së lirë, të pavarur, tolerante, zhvillimore.” – ka thënë Thaçi ndër të tjera.

Intervistën e plotë të tij, mund ta lexoni në linkun poshtë.

Osmani-Stoltenberg

Të enjtën më 7 shtator, presidentja Vjosa Osmani u takua me Sekretarin e NATO-së, Jens Stoltenberg.

Në konferencë, Stoltenberg deklaroi se duhet koordinim e konsultim për vendosjen e FSK dhe njësiteve special të Policisë së Kosovës në veri.

Në linjë me përkushtimin e Prishtinës nga viti 2013, vendosja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri, duhet të ketë pajtimin e KFOR-it dhe presim konsultime në kohë dhe kuptimplotë për secilin aksion të FSK-së dhe Policisë që mund të ndikojnë në mjedisin e sigurisë.” – u shpreh ai.

Ndërkaq, presidentja Osmani, theksoi përpjekjet dhe përkushtimin e vazhdueshëm të NATO-s dhe aleatëve të saj për të përmirësuar situatën në Kosovë dhe rajonin më gjerë.

Osmani ka thënë se në këto takime u rikonfirmua "përkushtimi i plotë të aleatëve tanë që të vazhdojnë të punojnë me Kosovën".

Ikja e VV-së nga Kuvendit

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, nuk u mbajt. Kjo senacë dështoi për shkak të ikjes së deputetëve të Vetëvendosjes nga debati për librat.

Në seancën që ishte e paraparë të mbahet të mërkurën, në sallën shkuan vetëm deputetët e partive opozitare.

Partitë opozitare i reaguan ashpër mosardhjes së VV-së në Kuvend, ku ndër të tjera, parlajmëruan kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për çështjen e librave shkollorë.

Në anën tjetër, VV-ja tha se nuk ka marrë pjesë së seancë pasi ende nuk dihet se si ka shkuar procesi me librat shkollorë.

Veriu

Ndërkohë, në veri situata vazhdon të jetë e qetë. Qeveria e Kosovës ka hartuar Udhëzimin Administrativ që i hapë rrugë krijimit të peticionit për largimin e kryetarëve nga funskionit i tyre.

Ndërsa, vendimi i kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, për lirimin e objektiti ku qëndrojnë struktuar paralele serbe, është shtyer përsëri.

Gjithashtu, javën që po e lëmë pas duhet të veçojmë se edhe në Gjyaktës Speciale, ka pasur disa dëshimtarë të cilët janë demoluar nga pala mbrojtës e ish-krerëve të UÇK-së. për të kuptuar më shumë për këtë temë, ftoheni ta shikoni videon më poshtë.

Lajme të ngjashme