Osmani nga selia e NATO-s: Morëm përkushtimin e plotë të aleatëve për të vazhduar punën me Kosovën - NACIONALE

Osmani nga selia e NATO-s: Morëm përkushtimin e plotë të aleatëve për të vazhduar punën me Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas një sërë takimesh tjera, Osmani u është drejtuar qytetarëve të Kosovës nga selia e NATO-s me një video-mesazh, ku bëri të ditur se sot ka pasur një ditë intensive e më shumë takime.

Ajo theksoi përpjekjet dhe përkushtimin e vazhdueshëm të NATO-s dhe aleatëve të saj për të përmirësuar situatën në Kosovë dhe rajonin më gjerë.

Më tej Osmani ka thënë se në këto takime u rikonfirmua "përkushtimi i plotë të aleatëve tanë që të vazhdojnë të punojnë me Kosovën".

“Kishim një ditë intensive, plotë me takime që filluan me takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët vazhdimisht janë të angazhuar rreth Kosovës. Pastaj vazhduam me konferencën për media dhe me takime të tjera, në mes të të cilave dua të veçojë takimin me kryesuesin e komitetitit ushtarak të NATO=s, admiralin Rob Bauer dhe takimet që kishim me përfaqësuesit e përhershëm të shteteve tona aleate këtu në NATO. Diskutimet ishin shumë përmbajtjesore. Jam e lumtur që sërish morëm përkushtimin e plotë të aleatëve tanë që të vazhdojnë të punojnë me Kosovën, që të vazhdojnë me prezencën e tyre në Kosovë në kuadër të punës sonë të përbashkët dhe punës sonë të përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet në të gjithë rajonin.” - deklaroi Osmani mes tjerash.

Lajme të ngjashme