Osmani si Millosheviqi, Peci - Hysenit: Skendo, akordoje harmonikën
Skënder Hyseni gjatë ditës së sotme, në një prononcim dhënë Tëvë1 krahasoi deklaratat e presidentes Osmani me ato të Millosheviqit.
Nuk ka shkuar shumë dhe erdhi reagimi i ministrit aktual të Bujqësisë, Faton Peci.
Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", hodhi kritika ndaj Hysenit, duke thënë se po i përzien gjërat.
"Skendo, akordoje mirë harmonikën se të janë përzi sendet. Analogjia e cilitdo njeri të Kosovës me kasapin Millosheviq është krim, le më me të parën e shtetit. Mos u përpiq që margjinalizimin personal ta projektosh në një “polemikë” me presidenten e shtetit. Ndoshta ke makthe presidenciale nga shegërtllëku i mëhershëm, e kuptueshme", shkroi ndër të tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
