Humolli i VV-së: Policia mund t’i heqë barrikadat, ka marrë fund koha kur të tjerët na injorojnë - NACIONALE

Humolli i VV-së: Policia mund t’i heqë barrikadat, ka marrë fund koha kur të tjerët na injorojnë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Me një vendim reciprociteti nga Qeveria e Kosovës, veriu u mbush me barrikada. Por, deputeti i VV-së, jo edhe aq i kënaqur me partinë e vet, thotë se po të dojë policia mund t’i heqë barrikadat dhe se ka mbaruar koha kur të tjerët e injorojnë Kosovën.

Pos saj, në një intervistë të shkurtër për Nacionale, Humolli tha se vendimi i qeverisë ishte marr sa kryeministri dhe presidentja ishin në SHBA. Andaj, sipas tij, Kosova ishte në koordinim me ambasadorin amerikan.

Krejt në fund, Humolli tha se rrethanat janë në favorin e Kosovës. Pra, sipas deputetit të VV-së, qeveria vetëm duhet të sigurohet se politika ku Kosova nuk injorohet të demonstrohet edhe tek miqtë e vendit dhe atyre të Serbisë në Perëndim.

Intervistë

Nacionale: Z. Humolli, pas kërkesës amerikane Qeveria u pajtua të shtyhet për një muaj reciprociteti në letërnjoftime për qytetarët e Serbisë. Si e keni parë këtë qëndrim të institucioneve të Kosovës?

Humolli: Vendimi për reciprocitet është marrë kur ishte kryeministri dhe presidentja në SHBA dhe ky vendim në bashkëpunim me ambasadorin amerikan me duket është në një dagordësi.

Nacionale: Në aspektin e organizimit, si e keni parë operacionin sigurisë së Policisë për ta zbatuar këtë vendim edhe në veri. Ka qenë i përgatitur si duhet?

Humolli: Veprimet taktike janë të kuptueshme kur kemi serbët e Kosovës qe janë nën presion të politikës shoviniste serbe. Policia e Kosovës është e përanditur për të kryer të gjitha vendimet, ka përvojë dhe mundësi t’i heqë barrikadat kurdo qe urdhërohet.

Nacionale: A duhet të urdhërohet Policia e Kosovës që të hiqen barrikadat?

Humolli: Vendimi duhet të jetë politik për heqjen e barrikadave, policia mund t’i heqë se ka kapacitete për këtë. Po tani duhet vlerësimi të jetë nga institucionet qe kanë bërë planin për veprim e ne nuk duhet të bëjmë presion kur proceset janë ne zhvillim.

Nacionale: Çka duhet të bëjnë institucionet e Kosovës brenda këtyre 30 ditëve që vendimi për reciprocitet të zbatohet ashtu siç duhet?

Humolli: E vetmja punë që duhet të bëjë është të tregojë se ka marr fund koha që të tjerët të na injorojnë. Qeveria dhe politika e Kosovës duhet ketë frymë duhet ta demonstrojnë në mënyrë të pashme edhe për miqtë tanë, po edhe për miqtë e Serbisë në Perëndim. Rrethanat ndërkombëtare janë në favorin tonë. Vetëm ne duhet t’i lexojmë drejt dhe t’i shfrytëzojmë drejtë.

Lajme të ngjashme