Hovenier i shkon në zyre presidentes Osmani, shkak zhvillimet në Veri
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier.
Këtë e ka bërë të ditur vet presidenca përmes një komunikate të lëshuar për media.
Mësohet se zhvillimet në Veri kanë qenë temë diskutimi.
"Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropian", thuhet ndër të tjerash në komunikatë.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropian.
