Kurti vendos gurthemelet e autostradave të vendeve fqinje, “harron” autostradat e papërfunduara të Kosovës - NACIONALE

Kurti vendos gurthemelet e autostradave të vendeve fqinje, “harron” autostradat e papërfunduara të Kosovës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po merr pjesë në fillimin e punëve për ndërtimin e autostradave të vendeve fqinje, duke harru punimet në rrugët e Kosovës.

Ai sot ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit të një pjese të autostradës Shkup–Bllacë.

Në këtë ceremoni, ai ka folur për rendësin e kësaj autostrade.

Autostrada Shkup-Bllacë me pesë tunele, tetë ura e katër galeri, do ta forcojë shumë më tepër lidhjen infrastrukturore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Por, rëndësia e saj shkon përtej infrastrukturës. Përveç se do të shkurtohet distanca, do të lehtësohet lëvizja dhe do të krijohen mundësi të reja bashkëpunimi për qytetarët dhe ekonomitë e dy vendeve tona”, ka thënë Kurti, duke treguar për ndikimin e kësaj rruge në mes të dy vendeve.

Ne jemi dy shtete që kanë qarkullim të lartë të qytetarëve në të dyja anët e kufirit. Familjet, studentët, punëtorët, profesionistët dhe bizneset tona lëvizin çdo ditë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Vetëm përmes pikës doganore në Han të Elezit kalojnë rreth 54 mijë maune në vit, apo rreth 150 maune në ditë. Prandaj, çdo kilometër i ri rrugë që na afron është investim në jetën e qytetarëve tanë dhe në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve. Kjo autostradë do ta bëjë këtë qarkullim më të shpejtë, më të sigurt e më efikas. Njëkohësisht, do t’u japë bizneseve tona mundësi më të mëdha për t’i lëvizur mallrat, për t’i zgjeruar tregjet dhe për të krijuar partneritete të reja”, është shprehur Kurti.

Sipas tij, edhe Kosova po punon në lidhjet infrastrukturore me vendet fqinje.

Në Kosovë po punojmë që lidhja infrastrukturore me vendet fqinje dhe me korridoret evropiane të rritet edhe më shumë dhe ky projekt i sotëm është dëshmi konkrete e këtij vizioni. Kjo autostradë është pjesë e rrjetit evropian TEN-T dhe e lidhjes strategjike që përmes Kosovës e afron Shkupin me Prishtinën dhe më tej me rrjetet dhe tregjet evropiane. Këtij vizioni i përket edhe Linja 10 hekurudhore, e cila e lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut, e gjithashtu, këtij vizioni i përket edhe projekti Prizren-Tetovë përmes tunelit, të cilin po e realizojmë gjithashtu bashkërisht. Këto projekte janë ura gjigande të zhvillimit, të bashkëpunimit dhe të afrimit mes qytetarëve tanë”, ka deklaruar Kurti.

Derisa Kurti po merr pjesë në gurthemelet e autostradave të vendeve të rajonit, vazhdojnë punimet në disa rrugë të Kosovë, të cilave nuk iu shihet fundit.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha.

Pas kryeministrat e të dy vendeve kanë përuruar fillimin e punimeve në këtë autostradë, edhe ministri Basha e ka kapur kacinë për të hedhur pak beton në këtë projekt të Maqedonisë së Veriut.

Derisa po merr pjesë në përurimet e projekteve të vendeve fqinje, Basha nuk e di se kur do të përfundojë autostrada e Gjilanit.

Kur është pyetur për këtë çështje nga gazetari i Nacionale, ai ka injoruar pyetjen.

Për tjetër send jemi këtu”, ka thënë Basha, derisa është futur në veturën e tij.

Lajme të ngjashme