Rama akuzon VV-në për bllokim të Prishtinës: Kush po do me e pa Kosovën si “Kandahar”?
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po pengon projektet zhvillimore në kryeqytet.
Ai ka kërkuar nga partia në pushtet të tregojë se kush ka urdhëruar ndalimin e punimeve për “Ishullin Urban”, projekti që banorët e Arbërisë me qendrën.
Në profilin e tij në Facebook, Rama ka shkruar se dikush po dëshiron që Kosova të shihet si Kandahar.
“Përveç sheshit “Xhorxh Bush”, edhe “Ishulli Urban”, projekt që lidh 30,000 banorë të Arbërisë me qendrën, u bllokua nga kjo Qeveri! 20 MAJ 2026 – ndalohen punimet. 5 QERSHOR 2026 – miratohet akti ligjor. Tregoni qytetarëve të Prishtinës, mbi çfarë baze i ndalët punimet? Me urdhër të kujt i vendosët shiritat? Kujt po i shërben kjo bllokadë? Kujt po i pengon zhvillimi i Kryeqytetit? Dhe kush po don me e pa Kosovën si “Kandahar”? Ne do të vazhdojmë me ndërtu. Për juve ka me tregu historia pse po e bllokoni zhvilimin e Kryeqytetit!”, ka shkruar ai.