Konjufca: VV-ja i ka emrat për president konsensual, po e presim LDK-në
Nënkryetari i VV-së, Glauk KOnjufa, ka bërë me dije se partia e tij i ka emrat për president konsensual.
Në një paraqitje për media, pas seancës gjyqësore, ai ka thënë se kjo parti është në pritje të propozimeve nga LDK-ja.
“Lëvizja Vetëvendosje është gati, kryeministri Kurti është gati. Emrat i kemi, por nuk mund t`i ndajmë me juve, me vije keq. Sepse pastaj do ta humbte kuptimi procesi i negocimit. Edhe LDK-ja besoj që se shpejti do të jetë gati, sepse javën e kaluar kryetari Abdixhiku tha e kjo javë do të jetë java në të cilën ata do të takohen”, ka thënë ai.
Sipas tij, VV-ja është në pritje të LDK-së.
“Me sa kam marrë vesh unë, kryeministri Kurti ende nuk ka një ftesë se cila do të jetë dita e kësaj jave. Po kështu e ka përdorur gjuhen kryetari Abdixhiku, ka thënë këtë javë. Prandaj, ne jemi në pritje e sipër që kjo të ndodh dhe kur kjo të ndodh unë mendoj se do të jetë shumë afër marrëveshja për presidentin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.