“Heshtje totale”: Gashi, Pozhari e Ramabaja e “mbyllin” gojën, nuk i komentojnë intervistat e Kurtit - NACIONALE

“Heshtje totale”: Gashi, Pozhari e Ramabaja e “mbyllin” gojën, nuk i komentojnë intervistat e Kurtit

1 vit më parë

nga Arta Avdiu

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, nga dje ka nisur një seri intervistash në televizionet kosovare.

Shefin e ekzekutivit kosovar duket se e ka marrë malli për paraqitjet në mediat vendore, pasi ai për një kohë të gjatë i ka “bojkotuar” studiot e tyre. Dhe tani çdo ditë po shfaqet në ekranet e televizioneve kosovare.

Kurti dje ishte mysafir i Ermal Pandurit në Debat Plus të Dukagjinit, ndërsa sonte ai priti në zyren e tij Adriatik Kelmendin e Rubikonit.

Shefi i qeverisë në këto intervista foli për zhvillimin ekonomik në vend, për dialogun e Brukselit dhe marrëveshjen evropiane, Asociacionin e komunave me shumicë serbe, migrimin e kosovarëve, problemet e qeverisë së tij me kushtetushmerinë dhe tema tjera të ngjashme.

Prezenca e kreut të ekzekutivit në mediat vendore duket se nuk ka tërhequr shumë vemendjen e analistëve. Dy intervistat e Kurtit u trajtuan pak dhe vakët në rrjetet sociale dhe në debatet politike. Ndërsa, analistët pro-qeveritar dhe mbeshtetsit e Kurtit zgjodhën të heshtin. Duket se asnjëra nga intervista nuk i fasicionoi.

Si u komentuan dy intervistat e njëpasnjëshme të kryeministrit Albin Kurti në TV-të kosovare?

Analistët e afërt me Qeverinë, nuk e shkruajtën asnjë shkronjë në profilet e tyre në rrjetet sociale për sqarimet e kryeministrit Kurti për marrëveshjet në Bruksel dhe sukseset për 2 vjet qeverisje.

Analisti pro-qeveritar, Shkëlzen Gashi nuk ka shkruar asgjë nga 24 marsi në profilin e tij në Facebook.

Njësoj të heshtur për dy intervistat e fundit të Albin Kurtit, kanë qëndruar edhe analistet pro qeveritar, Xhevdet Pozhari e Sadri Ramabaja.

Ndërsa, analisti tjetër pro-qeveritar, Rron Gjinovci, e ka kritikuar, siç e quan ai, ministrin primar për paraqitjen e fundit.

Arritje:
"Kosova shtet i xhudos"Edhe qita e niva nga Bini jonë
”, ka shkruar Gjinovci.

E pak me të zëshëm ishin analistët anti-qeveritarë.

Për intervistën në “Debat Plus” të Ermal Panduri, analisti i këtij debati, Imer Mushkolaj kishte ironizuar me kryeministrin Kurti.

Pse more Albini kaq nervoz? Ktyneherë goja mjaltë i qitke”, ka shkruar Mushkolaj.

Kritik ndaj z.kryeministrit ishte edhe analisti anti-qeveritar, Ilir Mirena.

Me anë të një postimi në Facebook, Mirena e ka quajtur genjeshtar kryeministrin Kurti.

"Qull prej djersve nga sasia e rrenave qe po ia qet goja"… - ka shkruar Mirena.

E një kritikë pak më të ashpër e kishte analisti Bekim Kabashi.

Përmes një postimi në Facebook, Kabashi ka shkruar se Kurti fliste më një gjuhë prej autokrati.

Po thote i kam fitu gjysme milioni vota, dhe kjo me jep te drejte ta shkeli edhe Kushtetuten. Keshtu flasin vetem autokratet dhe ata qe mundohen te behen te tille.

Ligji per Keshillin Prokurorial ka qene tendence e paster per ta kontrolluar politikisht organin e akuzes”, ka shkruar Kabashi.

Tutje, ai ka kritikuar kryeministrin Kurti edhe për deklaratën e tij se rritja e çmimeve duhet të ndalet me anë të ligjit.

Po thote se rritja e cmimeve mund te ndalet me ligj. Perkundrazi, kjo e shkaterron ekonomine. Cmime me te lira e rritje te cilesise se produkteve garanton vetem tregu i lire dhe konkurrenca”, ka shkruar Kabashi.

Lajme të ngjashme