Kurti pas dy vitesh në TV, i shkëputur nga realiteti e fliste pakuptimtë - NACIONALE

Kurti pas dy vitesh në TV, i shkëputur nga realiteti e fliste pakuptimtë

3 vjet më parë

nga Arta Avdiu

“La gestion macabre”, është fjalia më e përshtatshme për ta përshkruar intervistën e parë pas dy vjetesh të kryeministrit Kurti në mediat kosovare.

Intervista e politikanit që dikur s'njihte termin "kompromis" në Debat Plus të Ermal Pandurit u dominua nga një shkathësi retorike e tij me qellim ta mbulojë deficitin e argumenteve për kompromiset e tij të shumta.

Ai tentonte t’i arsyetonte kompromiset ndaj Serbisë më ndryshimet teknike që kishte bërë ai gjatë karrieres së tij.

Kurti nuk e argumentoi kurqysh pranimin e asociacionit në vitin 2023, sidomos pasi që falë kundërshtimit të Zajednicës ai e arriti zenitin e suksesit në politikë, duke i mposhtur të gjithë rivalët e tij politik.

E shpjegoi palogjikshëm nenin 7 dhe kuptimin e vetëmenaxhimit për serbët.

Gjithashtu, foli si të jetonte në në një univers paralel për zhvillim ekonomik të Kosovës.

Mbrojti bashkëpuntorët e tij të dyshuar se janë të përfshirë në afera të mëdha korrupsioni, si rasti i Martin Berishajt, ambasador i Kosovës në Kroaci. Dhe mbrojti shkeljen e kushtetueses nga ministrja e Drejtësisë.

Deklarata nr.1 e Kurtit

Mirëpo, ajo që dua të them edhe njëherë është që, ai vetëmenaxhimi i përket nenit 7, që thotë ‘vetëmenaxhim për komunitetin serb’, nuk thotë për komunat. Nëse vetëmenaxhimi do të ishte te komunat, atëherë do të kishte të bënte me vetëqeverisjen lokale. Mirëpo, vetëmenaxhimi nuk i referohet serbëve në territorin ku banojnë, por në identitetin që e kanë. Pra, komuniteti serb do të ketë vetëmenaxhim”, tha kryeministri Kurti.

Komenti:

Shpjegim pa asnjë kuptim i asaj se çfarë do të thotë menaxhimi në nenin 7 të marrëveshjes evropiane.

Nëse vetëmenaxhimi nuk i referohet serbëve në territorin ku banojnë, por me idenitetin që e kanë, atëherë ku dhe si do të zbatohet vetëmenaxhimi?

Apo ndoshta, kjo nënkupton vetëm të drejta individuale për serbët?

Apo të drejta më të zgjeruara për serbët në institucionet në gjithë territorin e Kosovës?

Apo është veç lojë fjalësh e Albin Kurtit, pa thënë ndonjë gjë?

Deklarata nr.2 e Albin Kurtit

Konsiderohen me nga një sekond larg njëra tjetrës. Nuk mund të çoj veten tash në veten 2011 e ta lexoj këtë dokument sepse janë 13 vjet ndërmjet. Unë nuk mund të kthej kohën. A do të dëshiroja të jem kryeministër prej vitit 2011, besoj që do të ishte më mirë edhe për Kosovën, por tash jam kryeministër më 2023,”- ka thënë tutje Kurti.

Komenti:

Arsyetimi më i keq i mundshëm për tjetërsimin e tij nga opozita në pushtet. Sipas kësaj që tha Albin Kurti, Asociacioni paska qenë i papranueshëm për të vetëm në vitet 2013- 2015.

Çuditërisht vetëm në kohën sa ka qenë në opozitë. Po hajde, rrethanat paskan ndryshuar për këto 10 vjet, atëherë pse hoqi dorë nga 6 kushtet e vendosura para një muaji për ta pranuar Asociacionin?

Apo nuk mund të flasim në muajin mars se si do ta lexonim këtë marrëveshje në muajin shkurt?

Deklarata nr.3 e kryeministrit Kurti

Në kuadër të negociatave dhe bisedimeve, dhe jo vetëm, dy gjëra janë të rëndësishme, aktualiteti dhe potencialiteti. Aktualisht marrëveshja nuk shkelqen. Potencialisht, nuk na e mbyllë rrugën që një ditë të shkëlqejmë. Dhe atë ma afër së që mund të mendohet dhe sidomos më afër se gjithë kjo dekadë që na shkoi më dialog e bisedime asimetrike, ku Kosova ishte më shumë object se sa subjekt”, tha ndër tjera ai.

Komenti:

Formulimi i kësaj fjalie po tregon se Albin Kurti vërtetë po lexon se si negociohet. Edhe publikut më shumë i foli si diplomat, se sa si politikan.

Deklarata nr.4 e Kryeministrit

Shkelja e Kushtetutës nga Haxhiu nuk është i njëjtë sikurse ai i Isa Mustafës për Asociacionin, sepse ka shkelje të buta të Kushtetutës dhe të forta”, tha Kurti.

Komenti:

Nëse ish-kryeministri Isa Mustafa paska qenë super kriminel që e ka shkelur kushtetutën, atëherë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sipas kryeministrit Kurti, qenka një kriminele e butë.

Shkelja e fortë apo shkelje e butë, mbetet shkelje e Kushtetutës.

Lajme të ngjashme