Kurti i “ngrin” analistët e pushtetit: Pozhari merret me opozitën, Gashi “harron” të shkruajë
Që nga 18 marsi, ku u pranua gojarisht aneksi për zbatimin e marrëveshjes evropiane nga Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, tema kryesore në Kosovë ishte Asociacioni i komumave me shumicë serbe. Më konkretisht nëse Asociacioni ishte pjesë e kësaj marrëveshje. Pikat mbi i në këtë temë i vendosi Albin Kurti.
Kryeministri Kosovar e tha qartazi se e ka pranuar Asociacionin në kuadër të marrëveshjes evropiane në Ohër. Ky pranim analistët pro qeveritarë i ka lënë pa tekst dhe paargumente. Që 24 orë nuk po dinë se si të veprojnë dhe çfarë të flasin.
Deklarata nr.1: Albin Kurti
“Deputeti i Abdixhiku dhe deputeti Krasniqi po flasin si të ishin aktivistët e dorëhequr të Vetëvendosjes. S’di po m’kujtohet deklarata e Skënder Hysenit që thoshte se Abdixhiku është Vetëvendosja brenda LDK-së,” – tha kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.
Koment:
Albin Kurti pasi e pranoi se në marrëveshjen evropiane, të cilën e ka pranuar që një kohë, përfshihet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, në seancën plenare u tall pak me opozitarët. Dhe mirë bëri.
Po pse opozita vazhdon duke akuzuar dhe i konsideron të dëmshme marrëveshjet të cilat vetë dikur i ka bërë? Ne vend të kësaj opozita, LDK dhe PDK, do duhej ta argumentonin se ardhja në pushtet dhe ekzistenca e Albin Kurtit në politikë paskan qenë kot, sepse kjo marrëveshje do të arrihej edhe pa Kurtin. Të tregonin që kryeministri me bllokadat e tij opozitare Kosovës ia ka humbur 10 vjet. Asgjë tjetër Kosova nuk ka fituar me një politikan si Albin Kurti dhe një parti si Vetëvendosje. Dhe të thonin se marrëveshja e Ohrit dëshmon se partitë opozitare nuk e kanë shitur kurrë vendin, nuk e kanë dëmtuar kurrë Kosovën. Çdo kritikë dhe akuze ndaj marrëveshjes së Ohrit, është kritikë dhe akuzë ndaj trashëgimisë së tyre politike.
Postimi nr.2: Rron Gjinovci
“Lluzera, çka boni nëse se bon Asociacionin? Kun ven s'kom me ju lanë, ta dini”, ka shkruar analisti Rron Gjinovci.
Komenti:
Rron Gjinovci është idhnak, pasi që nuk e duron kritikën. Atij i kishte penguar që i kam thënë se Gjinovci bën pjesë në grupin e analistëve që vetëm reagon ndaj veprimeve të Kurtit dhe nuk ka një mendim dhe qëndrim të tij personal ndaj çështjeve politike. Ai e “servon” reagimin si mendim. Por reagimi nuk shënjon mendim, sepse ai është i kushtëzuar nga ekzistenca e mendimit të tjetrit. Po nuk foli tjetri, as Rroni s’ka për të reaguar. Për më shumë, Gjinovci mendon çka mendon Kurti. Por, asgjë më mirë nuk mund të thuhet për reagimin e tij ndaj deklaratës se Kurti e ka pranuar Asociacionin. Po e përdori të njëjtin tekst se kaq bukur vështirë të thuhet. Për më shumë, asgjë e re në fjalorin e Gjinovcit, andaj s’meriton që edhe une ta riformuloj mendimin tim.
Postimi nr.3: Xhevdet Pozhari
“Kemi diçka edhe për tradhtinë kombëtare! Me foto dhe nënshkrime”, ka shkruar analisti Xhevdet Pozhari në mbishkrimin e fotografisë ku shihen ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Isa Mustafa duke nënshkruar marrëveshjen e 2015 për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Komenti:
Albin Kurti më zë dhe figurë e tha se e ka pranuar Asociacionin dhe gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit. Duke përfshirë edhe marrëveshjet e 2013 dhe 2015-s për Asociacionin. Nëse ish-kryeministrat Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë bërë tradhëti kombëtare, atëherë tradhëti kmbëtarë paska bëre edhe Albin Kurti me pranimin e marrëveshjes evropiane në Ohër.
Postimi nr.4: Shkëlzen Gashi
“…”, tha asgjë analisti garantues Shkëlzen Gashi.
Komenti:
Kohët e fundit është folur shumë për qershia. E qershia mbi tortë e analistëve të “dështuar” është Shkëlzen Gashi. Gashi akoma nuk e ka folur asnjë fjalë pasi Kurti tha se e ka pranuar Asociacionin. Ai ka garantuar disa herë se Kurti nuk e pranon asociacionin. Si mundet një njeri serioz të garantojë për diçka që nuk varet prej tij? Po pra Artë “një njeri serioz” e Gashi so i tillë. Së paku nuk u tregua. Për këtë e meriton çmimin analisti më i dobët i vitit. Prap më mirë të jetë si Blerim Gashi, të flas për pula, zogj, etj e të mos kuptohet çka thotë, se sa të kapet kaq hapur në dështim si “Garanti”.