Krasniqi: Me Marrëveshjen e Ohrit nuk do të ketë Asociacion, por për autonomi politike për serbët - NACIONALE

Krasniqi: Me Marrëveshjen e Ohrit nuk do të ketë Asociacion, por për autonomi politike për serbët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me Marrëveshjen e Ohrit, nuk do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe, por autonomi politike për komunitetin serb.

Në një intervistë për KTV-në, Krasniqi ka thënë se me këtë marrëveshje nuk janë plotësuar as për së afërmi kërkesat dhe pritjet e Kosovës.

Presioni ndërkombëtar është rritur me qasjen ‘merre ose lëre’. Kjo është marrëveshje e pamjaftueshme për Kosovën, marrëveshje që s’i plotëson as për afërti as pritjet e as kërkesat e Kosovës. ‘Lëre’ është shumë keq, por do e mirëkuptoja po të thoshte Kurti ‘më falni kam gabuar rrugës’. Nuk mund të sillesh me aq shpërfillje, me atë mungesë të koordinimit në raport me njerëzit që të kanë mbështetur dhe të thuash tash e kemi ndërruar situatën. Ne s’po flasim për Asociacion fare, po flasim për Autonomi politike potencialisht për komunitetin serb”, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka potencuar se Kurti nuk po arrin as ta sqarojë se çka është vetëmenaxhimi, dhe se kur po tenton ta bëjë një gjë të tillë po bëhet qesharak.

Çfarë tha kryeministri Kurti për vetëmenaxhimin në intervistën e tij në TV Dukagjini?

Në këtë intervistë, Kurti ka dhënë një lloj sqarimi për çështjen e vetëmenaxhimit të komunitetit serb, duke thënë se nuk ka të bëjë më territorin ku jetojnë, por me me identitetin që e kanë serbët.

Mirëpo, ajo që dua të them edhe njëherë është që, ai vetëmenaxhimi i përket nenit 7, që thotë ‘vetëmenaxhim për komunitetin serb’, nuk thotë për komunat. Nëse vetëmenaxhimi do të ishte te komunat, atëherë do të kishte të bënte me vetëqeverisjen lokale. Mirëpo, vetëmenaxhimi nuk i referohet serbëve në territorin ku banojnë, por në identitetin që e kanë. Pra, komuniteti serb do të ketë vetëmenaxhim”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme