Hekuran Murati e përmend listën e fryrë të veteranëve: Duhet verifikim i numrit - NACIONALE

Hekuran Murati e përmend listën e fryrë të veteranëve: Duhet verifikim i numrit

1 vit më parë

nga Halim Kafexholli

Minstri i Financave, Hekuran Murati ka folur edhe njëherë për çështjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kësaj radhe ai ka vë në dyshim numrin e saktë të tyre të cilët përfitojnë pensione mujore për shkak të kontributit në luftë.

Në prezentimin e buxhetit për vitin e ardhshëm në Komunën e Gjakovës, Murati ka thënë se listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “janë të fryra”, teksa ka shtuar se do të bëhet verifikimi me ligjin e ri.

“Këta numra të cilët figurojnë që nuk janë numra të saktë, me fjalë të tjera është fryrë numri”, tha Murati derisa ka prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm në Gjakovë ku prezent ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Ministri tha se ligji aktual ka mundësuar që të rritet kaq shumë numri i veteranëve.

“Si qeveri ne kemi bërë një dizajn të hapave se çka duhet të bëhet, pra kemi kërkuar që me një ligj të ri të bëhet një verifikim i cili na mundëson që ketë një trajtim të dinjitetshëm dhe një ri-kategorizim. Nuk mund të ketë barazim për gjithë ato kategori siç e parasheh ligji aktual, i cili ka mundësuar që të rritet numri kaq shumë”, shtoi ai.

Por a ka të drejtë morale Murati të flas për UÇK-në?

Para se të bëhej ministër, Hekuran Murati - si kritik ndaj pushteteve të kaluara qëndrore, nuk i kursente as veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim të vitit 2018, Murati ngriste paralele me veteranëve të luftës dhe mercenarëve, duke thënë krenarisht se “tre muaj luftë të një ushtrie guerile dojnë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt”.

Për Hekuranin e asaj kohe, po të angazhoheshin në luftën e fundit mercenarë me pagësë 2 mijë euro për tre muaj, kostoja e tyre do të ishte veç 120 milionë euro.

“Bile edhe mercenarë me pas angazhu na kish dalë ma lirë -3 muaj ka 2 mijë euro bëjnë 6 mijë euro -20 mijë mercenarë (të pregatitun ushtarakisht) kishin me na kushtue veç 120 milion euro gjithsej. Edhe as falenderit s’kish pasë nevojë me ju thanë”, shkruante Murati në llogarinë e tij në Facebook.

Kurse në një status tjetër të vitit 2016, Murati reagonte edhe për shkuarjen e veteranëve në bregdet, teksa thumbonte ish-presidentin Hashim Thaçi.

"Veç sa të kthehen veteranet prej deti, se e sheh Hashimi qysh guxon me i falë tokë Serbisë…”, shkruante Murati me një ironi të bizarare.

Përtej kësaj, Murati edhe pyeste se

Pasi deklaratat e Muratit të e sjellura në vëmendje pas disa vitesh pasuar me shumë reagime dhe shumë veteranë e familje dëshmorësh ishin ndier të fyer, Murati kishte kërkuar falje ndaj luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre, duke thënë se i përkulet sakrificës së secilit dëshmor e kontributit të secilit ushtar të luftës së UÇK-së.

Ai kishte thënë se shkrimet e tij derivuan nga “mllefi me ata që aso kohe fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive”.

Opozita kërkonte shkarkimin e Hekuran Muratit

Pasi postimet e ministrit Murati ishin kthyer në vëmendje, opozita kërkonte shkarkimin e tij. Partia Socialdemokrate kishte nisur një peticion duke thënë se propaganda ndër vite ndaj luftës çlirimtare e bën Muratin ministër të papranushëm.

“Ky peticion ka për qëllim që ta obligoj ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati që të jap dorëheqje. Propaganda kundër luftës çlirimtare e shprehur në deklarata të ndryshme ndër vite e bëjnë këtë ministër të papranueshëm.”, thuhej në hyrjen e peticionit.

Shkarkim kërkonte edhe Partia Demokratike e Kosovës duke i cilësuar si skandalozë qëndrimet e Muratit të asaj kohe.

“Ne shohim se këtu ka tashmë një agjendë të ministrit Murati që ka një kundërshtim të madh ndaj kësaj kategorie.Ne i kërkojmë kryeministrit dhe i kemi thënë edhe dje se e ka një ministër të Financave që është totalisht i paaftë, një ministër që veç me numra nuk flet, me një ministër që vjen me qëllime të caktuara për t’i fyer deputetët e opozitës dhe fyerjet e tij ndaj veteranëve të UÇK-së janë të papranueshme”, thoshte Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Kurse për kryeministrin Albin Kurti, këto pastime nuk përbënin shqetësim teksa nuk pranote t’i komentonte komentet e ministrit të tij.

“Unë jam kryeministër por jo komentues. Komentues ka pafund. Kryeministri qeveris me vendin për çështje madhore, dhe çka shkruajnë komentuesit për tema të shumë vjetëve nuk mund të jenë temë as prioritet për mua”, kishte thënë Kurti.

Veteranët nuk janë përfsirë në Ligjin për Paga, pasi shumica parlamentare e kryesuar nga Lëvizja Vetëvendosje në qershor të këtij kishin miratuar në lexim të parë këtë projektligj për pagë minimale, ku veteranët nuk janë përfshirë.

Për veteranët dhe organizatat e dalura nga lufta ky ligj është i padrejtë, të cilët edhe kishin organizuar protesta para qeverisë dhe kuvendit duke kërkuar përfshirje në këtë ligj.

Lajme të ngjashme