Hamza: Besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka theksuar përkushtimin e palëkundur për “t’i mbështetur, fuqizuar dhe mbrojtur vajzat dhe gratë gjithandej Kosovës.”
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hamza tha mes tjerash se përmes fuqizimit të grave, “fuqizohet edhe Kosova”.
Postimi:
Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre. Ditë më parë në Mitrovicë, sot në Ferizaj e nesër kudo që të jem, përkushtimi im është i palëkundur për t’i mbështetur, fuqizuar dhe mbrojtur vajzat dhe gratë gjithandej Kosovës.
Kur ato arrijnë në jetë, arrin edhe Kosova. Kur ato fuqizohen, fuqizohet edhe Kosova. Kur ato ecin përpara, ecë edhe Kosova!