Gjermania me 'goditje' direkte për Serbinë: Kosova uli tensionet, ju po e bëni të kundërtën
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka thënë se Kosova bëri atë që duhej, duke ulur tensionet, kurse Serbia po e bën të kundërtën.
Përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter", Baerbock shkroi se ideja e fundit për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është e papranueshme.
Veç kësaj, ajo shtoi se të papranueshme janë edhe sulmet ndaj EULEX-it.
“Kosova i uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia e bënë të kundërtën. Ideja për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht e papranueshme. Siç janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga Mirosllav Lajçaku”, shkroi ndër të tjerash ajo.
Kosovo reduced tensions by postponing local elections. Recent rhetoric from Serbia did the opposite. Suggesting sending Serbian forces to Kosovo is completely unacceptable. So are the latest attacks on @EULEXKosovo. All my support goes to the EU-led dialogue @MiroslavLajcak.
— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) December 11, 2022

