Ambasadat amerikane në Prishtinë e Beograd 'godasin' strukturat ilegale në veri: Hiqni barrikadat menjëherë - NACIONALE

Ambasadat amerikane në Prishtinë e Beograd 'godasin' strukturat ilegale në veri: Hiqni barrikadat menjëherë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ambasadat amerikane në Prishtinë e Beograd kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

Para pak çastesh, përmes një komunikate zyrtare, kanë thënë se janë të shqetësuar me gjendjen në veri.

Ata tutje shtuan se e kuptojnë faktin se Policia e Kosovës ka arrestuar një person, por kjo nuk është arsye për të vënë postblloqe. Sipas tyre, ky arrestim është legal.

"Ne e kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare gjatë zbatimit të ligjit dhe aktiviteteve për organizim të zgjedhjeve dhe se ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime e frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale", thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

Gjithashtu, ambasadat kanë kërkuar që këto postblloqe të hiqen menjëherë.

“Ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë. Ne presim që t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit. Ne shprehim mirënjohjen dhe mbështetjen tonë të plotë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Ne i dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare”.

Në pjesën e fundit, ata kanë ftuar palët që të përmbahen maksimalisht dhe të marrin masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzim të situatës.

“I bëjmë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të marrin masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës dhe të përmbahen nga aktet provokuese. Ne i nxisim palët të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet shqetësuese”.

Konferenca

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Serbia po kërcënon sërish me luftë dhe rikthim të trupave ushtarake.

Në një konferencë para gazetarëve, Kurti ka folur në lidhje me situatën e krijuar në veri të vendit, që po vazhdon të jetë e tensionuar, pavarësisht shtyrjes së zgjedhjeve për kryetarët e katër komunave veriore.

“Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës në Kosovë, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe rikthim të trupave të saj ushtarake, të cilët patën kryer gjenocid në Kosovë. Beogradi po flet dhe sillet si para 23 viteve, dhe udhëhiqet nga një kastë e njëjtë politikanësh, ish-ministri dh eish-zëdhënësi i partisë së Millosheviqit. Serbia nuk po e fsheh se kërkon rikthim në Kosovë, pra kërkon të vazhdojë luftën që e humbi dhe kapitullimin e pranoi asokohe në Kumanovë, më 9 qershor 1999.” – tha ai.

“Pakoja e Ahtisaarit, kompromisi i dhimshëm”

Duke folur për situatën në veri të vendit, kryeministri Kurti përmendi edhe pakon e Ahtisaarit duke e quajtur kompromis të dhimshëm.

“Në veri të vendit paqja mbeti e brtishtë përherë, pakoja e Ahtisaarit ishte kompromisi i dhimbshëm që në mes të kundërshtimeve e protestive të mëdha popullore, u pat vendosur si solucion përmes së cilit komuniteti serb në Kosovë fiton të drejta të garantuara, të papara më herët jo vetëm në rajonin tonë.” – tha ai.

Kurti shtoi se për Kosovën, sundimi i ligjit është i padiskutueshëm.

“E kemi thënë, e themi edhe tani se Qeveria është e interesuar për bashkëbisedim e bashkëpunim me komunitetin serb në Kosovë, që kanë të drejta të cilat do të duhej t’i shfrytëzojnë. Jemi qeveria me demokratike dhe më progresiste në rjaon, duam që serbët t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre, të ulen pranë nesh në kabinetin qeveritar, që të marrin bashkë vendime për qytetarët e Kosovës.” – shtoi shefi i Qeverisë.

Lajme të ngjashme