Dy vjet e tri ditë prej Qeverisë Kurti II: Ku mbetën Banka Zhvillimore e Fondi Sovran?
Banka Zhvillimore dhe Fondi Sovran ishin dy nga premtimet të përfshira në plan-programin e Qeverisë Kurti. Tashmë kur janë mbushur dy vite nga qeverisja e kryeministrit Kurti shohim se për Bankën Zhvillomore nuk ka pasur asnjë lëvizje teksa për Fondin Sovran është krijuar një projekt-ligj. Ku mbetën?
Banka Zhvillimore është pjesë e progarimit të Qeverisë Kurti. Tash kur janë bërë dy vite në krye shtetit, pushteti nuk ka lëvizur asnjë centimetër në drejtim për themelimin e kësaj banke, ndërsa për Fondin ka disa lëvizje.
Banka Zhvillimore
Ajo që dihet është se Banka Zhvillimore do kishte për detyrë që të ndihmojë sektroin privat dhe do të promovonte investimet.
“Banka Zhvillimore do të jetë mekanizëm për mbështetjen e sektorit privat dhe promovimin e investimeve. Ajo do të jetë komponenti kreditues, që do të financohet nga paratë publike dhe shitja e letrave të borxhit, duke investuar në degë të caktuara të industrisë, që krijojnë vende pune dhe përmirësojnë bilancin tregtar.” – thuhet në planin e qeverisë.
Herë pas herë kemi parë reagime lidhur me mosthemelimin e kësaj banke.
Ish-kryeministri Avdullah Hoti vazhdon të jetë ndër më të zëshmit duke rikujtuar premtimet e Qeverisë Kurti.
Para në muaji, Hoti u tall me premtimin e Qeverisë duke thënë që “së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!”.
Mbetet të shihet nëse në pjesën e dytë të mandatit, Qeveria Kurti do të marrë ndonjë hap në drejtim të bërjes së kësaj banke.
Fondi Sovran
Një premtim tjetër i qeverisë Kurti për zhvillimin ekonomik ishte edhe Fondi Sovran.
Qeveria ka lëvizur në raport me Fondin Sovran, ku aktualisht Projektligji për Fondin Sovran është në konsultim publik.
“Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për mundësimin e investimeve të jashtme dhe qasjen në tregje të huaja të kapitalit.” – thuhet në plan-program.
Fondi Sovran pritet t’i barten ndërmarrjet publike, si KEK-u, Trepça, Posta, Trainkos dhe Infrakos.
Pas krijimit të Fondit Sovran është paraparë shuarja e Agjencisë Kosovare të Privatizimi. Aktualisht kjo Agjenicë vazhdon të jetë funksionale dhe vazhdon shitjen e asteve të ndërrmarrjeve publike të ndrysheme.
Sipas projektligjit, Fondi Sovran do të ketë një buxhet prej 20 milionë eurove.
Banka Zhvillmore nuk duhet, Fondi “po”
Ekonomisti dhe eksperti i tregjeve financiare, Emanuel Bajraj, për Nacionale, ka theksuar si të nevojshëm krijimin e Fondit Sovran, në të cilin dokument ka punuar edhe vetë ai.
Bajraj ka thënë se në krijimin e institucionve financiare nevojitet më shumë kohë dhe se duhet ekspertizë.
Gjithashtu, Bajraj ka kundërshtuar idenë e Qeverisë për krijimin e Bankës Zhvillimore pasi sipas tij, të njejtën mund ta bëjë Fondi Sovran.
“Zakonisht nga eksperienca ime korporatiste financiare, themelimi i entiteteve financiare merr kohë te gjatë dhe duhet ekspertizë dhe energji e madhe për t’i finalizuar gjërat deri në kompletim te plotë. Une, personalisht kam qenë kunder idese se Bankës Zhvillimore sepse nuk është e nevojshme që Kosova ta këtë një entitet të tillë sepse shume nga funksionet mund t’i kryeje edhe vetë Fondi Sovran. Por, megjithatë ne duhet te jemi realist ne pritje dhe pragmatsit ne veprime dhe për mendimin tim krijimi i Fondit Sovran deri ne diten operacionale te tij do të marri edhe pak kohë.” – ka thënë ai për Nacionale.
Ai ka këshilluar Qeverinë Kurti që të moskrijojë Fondin Sovran me objektiv afatshkurtër
“Këshilla ime për qeverinë gjithnjë ka qenë që te mos ngutemi, te jemi pakez me të durueshem ne menyrë qe te thithim talentet me të mëdha qe i ka Kosova për të krijuar nje Fond Sovran qe i përgjigjet nevojave te vendit por edhe qe trason rrugen e zhvillimit te Kosovës në të ardhmen. Te mos harrojmë qe Fondi Sovran nuk themelohet me idenë dhe objektivin afatshkurtër, por duhet të jetë institucione financiar që do të menaxhojë me resurset kombetare te Kosoves sot dhe të krijojë vlera te reja ekonomike në të ardhmen me potencial të qasjes në tregun global te kapitalit, borxheve dhe finances. Une besoj që kjo do të mund te arrihet!” – ka thënë ai.
"Premtime pompoze"
Koordinatori i Departamentit për Financa i PDK-së, Arben Mustafa, në një deklarim për Nacionalen ka folur për premtimet e Qeverisë Kurti, për Bankën Zhvillimore dhe për Fondin Sovran.
Mustafa premtime e VV-së në fushën e ekonomisë i ka quajtur “pompoze” dhe “populiste” dhe se nuk ka pasur ide se çka dëshirojnë me këto dy projekte.
“Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me dy premtime pompoze në fushën e ekonomisë që kanë të bëjnë me themelimin e Fondit Sovran dhe Bankës Zhvillimore. Nga ajo që po shihet, këto nuk kanë qenë asgjë tjetër përveç premtime populliste nga një parti që nuk e ka pasur të qartë as për së afërmi se çka synon realisht të arrijë me këto projekte.” – ka thënë ai.
Ai ka thënë se Fondi Sovran rrit burkoracinë dhe mundëson akomodimin e personave të partisë dhe kontrollin partiak në ndërmarrjet publike.
“Për sa i përket Fondit Sovran, së fundi është publikuar projektligji për themelimin e këtij Fondi, por nga ajo që është paraqitur shihet se kemi të bëjmë vetëm me një rritje të burokracisë shtetërore që do të mundësojë akomodimin e figurave partiake dhe fuqizimin e kontrollit të partisë në pushtet ndaj ndërmarrjeve publike, por në asnjë mënyrë nuk mund të pritet një ndikim real pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit.” – ka thënë ai për Nacionalen.
Ndërkaq, për Bankën Zhvillimore, Mustafa ka thënë se është veç një premtim i rrejshëm elektoral.
“Në anën tjetër, Banka Zhvillimore as nuk përmendet nga zyrtarët e kësaj qeverie, çka do të thotë se fare nuk kemi pasur të bëjmë me një projekt të menduar, por vetëm me një premtim të rrejshëm elektoral.” – theksoi ai.



