Edhe një premtim i harruar nga Kurti: Nuk e shuan AKP-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa herë para ardhjes në pushtet kishte premtuar se do ta shuajë Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Megjithatë, edhe pas gati 2 vjetësh në qeverisje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Madje, opozita po e akuzon Kurtin se e ka kapur AKP-në.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë për Ekonomia Online, le që nuk është shuar AKP-ja, por më shumë është ofruar Albin Kurtit.
“Kjo Qeveri me ardhjen në pushtet, pra edhe pjesë e programit qeverisës po edhe pjesë e programit zgjedhor të kësaj partie gjatë fushatës së kaluar ka qenë që privatizimi qenka i dështuar si proces në Kosovë, prandaj dhe AKP-ja si agjencion përgjegjës për procesin e privatizimit duhet mbyllur sipas kësaj Qeverie dhe do të ishte një nga hapat e parë që do të merrte kjo Qeveri ose kjo parti sa po të vinte në pushtet”, ka deklaruar Mustafa.
Njëjtë mendon edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku.
Ndonëse thotë se është proklamuar në kohë fushatë që të mbyllet AKP-ja, e njëjta është po zhvillohet tutje.
“Kjo lidhte me shumë propaganda, shumë fushat të VV-së në të kaluarën edhe në programin që e ka pasur edhe ajo që do të mbyllë Agjencionin e Privatizimit të Kosovës. Që në fakt jo që nuk po e mbyll por po e zhvillon më tutje dhe duke parë që ka edhe valë të tjera të privatizimit pe shohim që nuk e ka as ndërmend që të mbyll por të keqpërdor tash më numrin e madh dhe me mundësinë që të kap çdo institucion dhe dihet fare mire që ky institucion është i vendosur nga vetë VV-ja me bordin dhe emërimin e tyre në atë bord”, thotë ai për EO.