Eksperti i sigurisës publikon një video dhe thotë se u manipuluan shifrat e protestuesve në veri: Afër 1 mijë
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka publikuar një video në të cilin tregon se në tubimin e djeshëm të serbëve të Kosoëvs në Mitrovicën Veriore nuk u manipuluan shifrat e pjesëmarrësve.
Musliu thotë se në tubim kanë qenë jo më shumë se 1 mijë protestues dhe sipas tij, jo 10 mijë siç u paraqiten.
Ai thotë se moti me shi ka ndihmuar që të duken më shumë pjesëmarrës.
Shkrimi i plotë i tij:
Manipulimi me shifrat e protestave
Per ta fshehur numrin e vertete te protestuesve serbe, sot fati ishte me ta ne Mitrovice.
Shiu ua dha mundesine qe te rrine me rralle me njeri-tjetrin, e te duken normal.
Gjersa per 4 metra katror, siç shihet ne video jane 18-20 pjesemarres, ne kohe me shi, me ombrella hapur, ne te njejten hapesire qendrojne 4-6 pjesemarres.
Sipas llogaritjeve, i bie qe nese ne protesta te sotme, mediat me pro-pushtetit kane thene se jane 10.000 protestues, atehere ne protesten e sotme ne Mitrovice kane qene afer 1.000. ASNJE ME SHUME!
