Ekskluzive: Kurti e përmendi në konferencë, qe çfarë parasheh Projektligji kundër inflacionit - NACIONALE

Ekskluzive: Kurti e përmendi në konferencë, qe çfarë parasheh Projektligji kundër inflacionit

4 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media gjatë së shtunës, prezantuan një pako që synon mbështetjen e qytetarëve për ta përballuar inflacionin, që në muajin korrik ishte 14,2%. Shefi i ezkekuvit përmendi një nismë ligjore, e cila do të targëtojë luftën ndaj inflacionit, duke saktësuar se gjithsejt 150 milionë euro do të shpenzohen në kuadër të kësaj pakoje.

Por, këtë pako e kanë kritikuar dy partitë më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK.

Në mesin e pikave të prezantuara, saktësisht pika 2, është edhe Projektligji Për Punë Publike Për Kopensimin e Inflacionit Për Materiale Ndërtimore dhe Punë Përcjellëse.

Gazeta Nacionale ju sjellë detaje nga ky projekt-ligj.

Çka parasheh projekt-ligji?

Në nenin 4 të Projekt-ligjit, saktësohen materialet për të cilat do të ketë kompenzim dhe ato do të jenë vetëm materialet ndërtimore.

Kompensimi për inflacion realizohet vetëm për materialet ndërtimore të cilat janë ndikuar nga inflacioni. Kjo listë e materialeve ndërtimore përfshin: Bitumin dhe emulzionin, çimenton, hekurin dhe produktet e saj, gypat nga PE, HDPE dhe gypat e betoit, drurin dhe prodhimet e tij, zhavorin për rrugë dhe fraksionet për beton dhe asfalt, aluminin, bakrin dhe zinkun.

Neni pasues tregon kushtet si dhe kufizimet për kompensim

Aty thuhet se të drejtë për kompensim për inflacion kanë Operatorët Ekonomikë të cilët dëshmojnë se materialet ndërtimore të cilat janë pjesë e kontratës së punës e që kanë pasur inflacion.

Tutje, në këtë nen thuhet se ligji zbatohet vetëm për kontratat aktive të punës të mesme dhe të mëdha të lidhura në mes Autoritetit Kontraktues dhe Operatorit Ekonomik.

Aty rregullohet edhe koha për kur vlenë ky ligj.

Prej datës 1 prill 2022 deri më datë 15 dhjetor 2022 punët e certifikuara dhe faturat e dorëzuara nga Operatori Ekonomik tek Autoriteti Kontraktues përfshihen në këtë mbështetje.

Kurse kufizime apo përjashtimet nga kjo mbështetje i përfshijnë, të gjitha kontratat e punës të cilat janë shkëputër ose janë subjekt i procedurave gjyqësore për anulim, ndryshim të çmimit ose ngjashëm.

Në nenin 8, përkufizohen llogaritjet e kompensimit që mund t’i marrin përfituesit.

Ministria e Financave thuhet aty se publikon formularin në bazë të së cilit përllogaritet norma për kompensim, 7 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit.

Përqindja maksimale për të cilat mund të kompensohen operatorët nuk mund të kalojë vlerën e inflacionit.

Detaj tjetër i rëndësishëm është se pavarësisht normës për kompenzim, kompenzimi nuk mund të kalojë 20% të vlerës totale të faturës bazë.

Në këtë Projekt-ligj punë do t’i dalë edhe Zyrës Kombëtare të Auditimit. Sipas nenit 10 pika 3 thuhet se Zyra Kombëtare e Auditimit, i vendos fokus në planin e auditimit shepnzimeve të krijuara në kodin ekonomik të dedikuar për qëllime të këtij ligji.

Në fund Projekt-ligji parasheh edhe të drejtat dhe detyrimet të cilat nuk do të afektohen nga ky ligj.

Kompensimi për inflacion nuk i afekton të drejtat dhe detyrimet e tjera kontraktuale të lidhura ndërmjet Autoritetit Kontraktues dhe Operatrit Ekonomik.

Ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi ky ligj, mirëpo data e skadimit të tij është 31 dhjetor 2022.

Shpërthimi i Kurtit

Albin Kurti, kryeminsitër i Kosovës, ka përshkallëzuar gjuhën kundrejt sindikatave të cilët ka disa ditë që po mbajnë greva. Nga objekti i Qeverisë, shefi i ezkekutivit i ka quajtur delirante kërkesat e grevistëve, duke i akuzuar se po dëshirojnë shkatërrimin e shtetit.

“Është papërgjegjësi absolute”, ishte togfjalëshi që Kurti përdori për të sulmuar grevistët, kërkesat e të cilëve i cilësoi si absurde, irracionale, e delirante.

“Në një Kosovë ku testet e PISA-s po naj nxjerrin 3/4 e fëmijve si analfabetë funksionalë, ta shantazhosh, ta kërcënosh qeverinë, me rrënim të shtetit se shkolla është shteti, është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi.”, tha Kurti.

Në prani të ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili aprovonte me lëvizje koke deklaratat e ashpra të shefit të tij, Kurti tha se është papërgjegjësi totale kërkesa për rritje rroge.

Madje, mënyrën se si po organizohen grevat, e kundërshtimi i komunave, Kurti e ka vlerësuar se është shpallje lufte ndaj shtetit.

“Por, ju po e shihni çka po ndodh, veç kërkesë për pare, për ta bankrotuar shtetin, për ta shkatërruar shtetin. Është papërgjegjësi totale.”, vazhdoi Kurti.

Madje Kurti tha se sistemi arsimor në Kosovë nxjerr kuadro jo të mira, duke shtuar se njerëzit ose bëhen për asistencë sociale ose punëtorë krahu në Gjermani.

“Të krijosh ditë pa punë për mësimdhënësit dhe ditë pa mësim për fëmijët është përgjegjësi tejet e madhe. Nuk është veç politike e shoqërore, është historike, sepse pikërisht duke nxjerrë analfabetë funksional e duke menduar veç për paga po përfundojnë njerëzit veç për asistencë sociale. Kjo reflektohet automatikisht në zhvillim ekonomik mandej. Kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani. Ne duhet ta rregullojmë sistemin arsimor”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme