Bajrami e LDK-së: Qeveria Kurti të ofrojë zgjidhje, e jo akuza ndaj sindikatave e opozitës - NACIONALE

Bajrami e LDK-së: Qeveria Kurti të ofrojë zgjidhje, e jo akuza ndaj sindikatave e opozitës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se pako e re financiare e Qeverisë nuk i tejkalon problemet e qytetarëve të Kosovës.

“Ndarja e 50 eurove dhe 100 eurove për kategori të caktuar shoqërore nuk i tejkalon problemet e qytetarëve që po iu rëndohet jeta me greva, me reduktime të energjisë elektrike dhe me rritje të çmimeve të të gjitha produkteve. Qeveria duhet të procedojë sa më shpejtë Ligjin e Pagave në Parlament, të nisë dialogun social me sindikatat për të zbutur sadopak situatën e rënduar ekonomike”, ka thënë Bajrami.

Tutje, ajo ka thënë se Qeveria Kurti duhet të ofrojë zgjidhje, e jo të ofendojë këdo që nuk mendon njëjtë.

“Qeveria e ‘shpresës’ është e obliguar, është mandatuar nga 51 për qind e qytetarëve që të bëjë zgjidhje e jo të bëjë akuza në drejtim të sindikatave, opozitës, mediave dhe gjithë atyre që mendojnë ndryshe prej Ekzekutivit. Përveç se ua ndali pagat grevistëve, tash z. Kurti ka nisur të fyejë popullin por edhe votuesit e tij.", tha Bajrami për Nacionale.

Lajme të ngjashme