Dënimi krerëve të UÇK-së, sot mblidhen veteranët
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të mblidhet sot për të diskutuar rreth dënimeve drakonike të Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së.
Përmes një njoftimi për media, OVL-UÇK-së ka bërë me dije se mbledhja do të mbahet në ora 12:00.
Pas mbledhjes, do të ketë edhe konferencë për media.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nesër në ora 12:00, do të mbledhë në selinë qendrore Këshillin Drejtues dhe strukturat e saj, për të shqyrtuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Speciale”, është në njoftim.