Ekskluzive: Këto janë informacionet e fundit për atentatorët, Nacionale mëson se ku ranë në përgjime ata
Nacionale ka mësuar ekskluzivisht për detaje të reja rreth ngjarjes së fundit që mori dhenë në vendin tonë.
Bëhet fjalë për kanosjen ndaj kreut të LDKsë, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të tjerë, Armend Zemaj, Avdullah Hoti dhe Arben Gashi.
Gazeta gjithashtu ka mësuar se të dyshuar janë disa persona. Këta thuhet të jenë të gjithë shqiptarë të Kosovës.
Një burim i ka thënë Nacionales se për rastin në fjalë janë lajmëruar edhe dëshmitarë.
"Po, është e vërtetë. Janë lajmëruar edhe dëshmitarë", tha fillimisht ky burim për Nacionalen.
Veç kësaj, redaksia jonë mëson se sulmuesit potencialë janë kanë rënë në përgjime në Gjermani.
"Ata kanë rënë në përgjime në Gjermani", thuhet tutje.
Gjithashtu, dëshminë veçse e ka bërë deputeti Armend Zemaj. Këtë të fundit dhe dy të tjerët, Nacionale i ka kontaktuar, por që të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.Raportimet i konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Raportimet në fjalë tashmë i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi Baki Kelani i ka thënë Nacionales se autoritetet gjegjëse tashmë janë duke u marrë me rastin.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë".
Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.
Këtë çështje e ka komentuar edhe deputeti tjetër i LDK-së, Kujtim Shala.
Shala, në paraqitjen e radhës televizive në Debat Plus, deklaroi se këto raportime janë të sakta, por duke mos dashur që të japë emra, përveç atij të Abdixhikut.
Ndërkaq, kur u pyet rreth asaj se kjo mund të ketë të bëjë me subjekte politike, zyrtari i Lidhjes me plot gojë tha: "Natyrisht, nuk kemi kundërshtarë politikë jashtë Kosovës", pasi paraprakisht vlerësoi se sulmi ishte "puro" politik.
Kujtojmë se për këto raportime, fillimisht raportoi Gazeta Express.

