Abdixhiku, Hoti, Gashi e Zemaj - Policia konfirmon kanosjen ndaj kreut e deputetëve të LDK-së - NACIONALE

Abdixhiku, Hoti, Gashi e Zemaj - Policia konfirmon kanosjen ndaj kreut e deputetëve të LDK-së

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

[E PËRDITËSUAR]

Pak çaste më parë, Policia e Kosovës konfirmoi kanosjen ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe disa prej zyrtarëve të saj, gjë për të cilën fillimisht raportoi Gazeta Express.

Ndërkaq, Nacionale ka mësuar se deputetët tjerë që janë kanosur. Përveç Abdixhikut janë edhe: Avdullah Hoti, Arben Gashi dhe Armend Zemaj.

Lidhur me këtë, gazeta kontaktoi me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ky i fundit konfirmoi kanosjen, duke thënë se autoritetet veçse kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë", thuhet fillimisht.

Tutje, ai deklaroi se të gjitha veprimet e mëpasshme policore do të ndërmerrren në bashkëpunim me organet relevante.

Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

Nacionale ka kontaktuar me zëdhënësen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Në anën tjetër, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala ka folur për kanosjen ndaj kreut të partisë e tre deputetëve të tjerë.

Në një paraqitje televizive në Debat Plus, Shala ka shtuar se për këtë çështje janë informuar sot, ndërsa motivi sipas tyre është politik.

"Mund të konfirmoj se jemi informuar për këtë cështje, për një lloj planifikimi për një rrjet organizatash në Kosovë dhe shteteve tjera të BE-se dhe jashtë territorit të Evropës. Individë të cilët kanë rënë në përgjime.

Nga informacionet që kemi marrë ne, motivi është qartësisht politik, i qartë dhe e elaboruar. Ne kemi informuar organiet e rendit, miqtë tanë ndërkombëtarë dhe çështja po trajtohet në disa nivele. Ne i kemi marrë nga një burim që i referohet një agjencie të fuqishme inteligjence. Është emri i kryetarit dhe i tre deputetëve", tha ndër tjerash ai.

Lajme të ngjashme