Raportimi i Nacionales për emrat e deputetëve, përgjigjet Kujtim Shala
Nacionale ka mësuar ekskluzivisht se tre deputetët e tjerë që dyshohet të jenë kanosur, përveç kreut Lumir Abdixhiku, janë Arben Gashi, Armend Zemaj e Avdullah Hoti.
Gazeta provoi të kontaktojë me secilin prej tyre, por që deri më tani të njëjtit ose kanë qenë të paqasshëm, ose nuk kanë kthyer përgjigje.
Në anën tjetër, deputeti Kujtim Shala, nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështjeje.
Në paraqitjen televizive që është duke e regjistruar edhe aktualisht, në Debat Plus, nguroi të përmendë emra.
"Nuk mund të flasë me emra. Më kuptoni. E konfirmova emrin e kryetarit", tha Shala.
