Kanosja ndaj deputetëve të LDK-së, Shala: Jemi informuar, motivi është politik - NACIONALE

Kanosja ndaj deputetëve të LDK-së, Shala: Jemi informuar, motivi është politik

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala ka folur për kanosjen ndaj kreut të partisë e tre deputetëve të tjerë.

Nacionale ka mësuar gjithashtu se deputetët që u kanosën, përveç kryetarit Abdixhiku janë edhe Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj.

Në një paraqitje televizive në Debat Plus, Shala ka shtuar se për këtë çështje janë informuar sot, ndërsa motivi sipas tyre është politik.

"Mund të konfirmoj se jemi informuar për këtë cështje, për një lloj planifikimi për një rrjet organizatash në Kosovë dhe shteteve tjera të BE-se dhe jashtë territorit të Evropës. Individë të cilët kanë rënë në përgjime.

Nga informacionet që kemi marrë ne, motivi është qartësisht politik, i qartë dhe e elaboruar. Ne kemi informuar organiet e rendit, miqtë tanë ndërkombëtarë dhe çështja po trajtohet në disa nivele. Ne i kemi marrë nga një burim që i referohet një agjencie të fuqishme inteligjence. Është emri i kryetarit dhe i tre deputetëve", tha ndër tjerash ai.

Kujtojmë se fillimisht për këtë çështje raportoi Express.

Lajme të ngjashme