Mësohen emrat e deputetëve tjerë të LDK-së që u kanosën - NACIONALE

Mësohen emrat e deputetëve tjerë të LDK-së që u kanosën

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pak më parë kemi raportuar për kanosje ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të tjerë.

Ndërsa, Nacionale ka kontaktuar me zëdhënësen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, deri më tani nuk ka marrë përgjigje. Megjithatë, nga burimet tona kemi mësuar se përveç Abidixhikut, janë kanosur edhe Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj.

Kanosja ndaj zyrtarëve është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi Baki Kelani ka bërë të ditur se, drejtoria respektive ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë", - është shprehur Kelani, duke shtuar se të gjitha veprimet policore do të ndërmerrren në bashkëpunim me organet relevante.

Për kanosjen ndaj kreut të LDK-së, fillimisht ka raportuar Gazeta Express.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme