Edhe për të qeshur, edhe për të qarë: Qysh po e shfajëson VV-ja Kurtin për Ivanoviqin? - NACIONALE

Edhe për të qeshur, edhe për të qarë: Qysh po e shfajëson VV-ja Kurtin për Ivanoviqin?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është përballur me kritika të ashpra për shkak të glorofikimit të figurës së Oliver Ivanoviqit, politikanit serb që dyshohej për krime kundër shqiptarëve. Përveç opozitës e analistëve, atë e kritikuan edhe familjarët e viktimave të masakrave ku dyshohej të ishte përfshirë Ivanoviq. Por atë e kanë mbrojtur aktivistë e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përkundër kritikave të mëdha, anëtarët e LVV-së zgjodhën të përkrahin liderin e tyre, ndonëse vite më parë vetë ata kritikonin Ivanoviqin. Arsyetimet ishin jashtëzakonisht interesante, duke e shfajësuar Kurtin për deklarimin me video, ku e quajti njeri të sinqertë Ivanoviqin, ish-politikanin serb të vrarë në vitin 2018.

Për më shumë, përkrahësit e Kurtit shpjegonin edhe qëllimin e videos, duke u shërbyer edhe me konspiracione e shkruar fjali të pakuptimta. Ata zgjodhën të mirreshin me mediet e Vuçiqin, në vend se të kritikonin Kurtin.

Apologji

I pari që shkroi një apologji për Kurtin ishte Armend Muja, deputet i Kuvendi të Kosovës nga radhët e LVV-së. Deptuteti Muja u shërbye me konspiracione kundërthënëse e me interpretime qesharake, duke shkruar se me shumë gjasë Ivanoviqi kishte

“Oliver Ivanoviq u pat dënuar me 9 vjet burg për krime lufte, të cilat me shumë gjasë i ka kryer, ndonëse procesi ndaj tij u kthye në rigjykim nga EULEX-i. Qartazi, Beogradi është frikësua që Ivanoviq ka nisur të bashkëpunojë me EULEX-in dhe ai ka shumëçka që mund të tregojë.” – shkroi ai.

Por z. Muja dha një epitet lavdërues për Ivanoviqin, duke e cilësuar si njëri që e filloi plularizmin politik te serbët e Kosovës.

“Njëkohësisht, Ivanoviq e nisi pluralizmin politik te serbët në Kosovë duke kundërshtuar Listën Serbe. Këto duket se kanë qenë dy motivet kryesore që shpien në vrasjen e tij. Për këtë duhet të diskutohet tash.” – shkroi ai.

Edhe një koleg i Mujës, deputeti Visar Korenica nuk “guxoi” t’ia përmente fare emrin Kurtit, ndonëse e quajti Ivanoviqin “kriminel”. Por ai i mëshoi Vuçiqit, duke e akuzuar për eleminimin e Ivanoviqit.

“Organizoi vrasjen e shqiptarëve, ushtroi terror ndaj tyre dhe dëbimin e tyre nga trojet tona. Dënimi i tij jo merritor për 9 vjet nga EULEX-i dëshmoi për krimet e tij makabre ndaj shqiptarëveIvanoviç ishte kriminel. Pikë. Natyrisht nuk iu përshtat Vucicit dhe për këtë e eliminoi.” – shkroi z. Korenica.

Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së, u kujdes që me një fizkulturë gjuhësore të arsyetonte shefin e tij. Ai u anku se pse mediet po nxjerrin deklaratat e mëhershme të Kurtit rreth Ivanoviqit, duke e quajtur këtë qasje të mediave si “interesante dhe po aq qesharake”. Por ai tha se asgjë s’ka ndryshuar në pikëpamje rreth Ivanoviqit, duke shkruar në mënyrë qesharake se VV po e avancon deklarimet e saja.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, ajo çka KM Kurti ka bërë tash është nxjerrja e kundërthënies së brendshme në Serbi dhe vrasja potenciale e dikujt që praktikisht ka pasur shumë të tregojë për Serbinë, krimet në veri e bashkëpunimin me disa shqiptarë. Komunikata e VV-së ndaj dënimit të Ivanoviqit nuk është në kundërshtim me videon e djeshme, përkundrazi është avansim i asaj çka ne kemi deklaruar.” – shkroi ai.

Me këtë shkrim të z. Manxhukës, u pajtua edhe Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së VV-së, e Nazlie Bala, anëtare e VV-së e këshilltare e ministres Albulena Haxhiu, të cilët e shpërndanë statusin e zëdhënësit të partisë më të madhe në pushtet.

Sigurisht, në rrethin e deklaratave qesharake nuk mungon as avokati Tomë Gashi, përkrahës i flaktë i VV-së e Kurtit. Avokati deklaroi se mesazhi i Kurtit ishte i qëllimshëm që të dërgonte porosi te serbët, “sepse Ivanoviqi është vrarë nga serbët”.

“Konotacioni politik duhet të shihet se Albin Kurti dëshiroi të thotë se kjo ditë ishte përkujtim i qëllimshëm i Oliver Ivanoviqit, sepse atë e kanë vrarë serbët. Ivanoviqi ishte i pari që deshi të fusë një pluralizëm politik te serbët dhe në atë kohë ishte kandidat, si politikan serioz nga popullata serbe në veriun e Kosovës që ta zëvendësojë kryetarin e komunës së Mitrovicës Veriore, duke e eliminuar atë të Listës Serbe që ishte kandidat.” – deklaroi ai në Klan Kosova.

“Nëse ne politikën e Albin Kurtit nuk e kuptojmë, se ai po don ‘me gjujt gurin’ në Serbi, sepse ata kanë vrarë njeriun e tyre.” – vazhdoi ai.

Lajme të ngjashme