Frika ka emër: Korenica s’guxon ta kritikojë Kurtin për Ivanoviçin, e përmend Vuçiqin
Visar Korenica, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status ku ka komentuar figurën e Oliver Ivanoviçit, politikan serb i vrarë në vitin 2018, e që dyshohej për krime ndaj shqiptarëve.
Sipas Korenicës, Ivanoviçi ishte kriminel, që u eliminua ng Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.
“Ivanoviç ishte kriminel. Pikë.
Natyrisht nuk iu përshtat Vucicit dhe për këtë e eliminoi.” – shkroi z. Korenica.
Por deputet i VV-së e ka shmangur emrin e Albin Kurtit, kryeminsitër e kryetar i VV-së. Z. Korenica nuk e ka bërë publik qëndrimin rreth deklaraimit të Kurtit rreth figurës së Ivanoviçit, deklarim që u kritikua gjërësisht për shkak të epiteteve pozitive drejtuar ish-politikanit serb.