E turpshme: Disa qytetarë në Shkup dhurojnë "mbeturina" si ndihma për Turqinë
Thujase nga gjithë bota janë mobilizuar për të ndihmuar të prekurtit pas tërmeteve shkatërruese me dhjetëra mijëra viktima në Turqi dhe Siri.
Mbi 70 shtete nga e mbarë bota kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit dhe ndihma humanitare për vendet e dëmtuara, përfshirë edhe vendet me ekonomi të dobët të Ballkanit Perëndimor.
Ndonëse vullneti i mirë për të ndihmuar duhet respektuar, megjithatë një inciativë për të mbledhur ndihma për të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, është kritikuar shumë në Maqedoninë e Veriut.
Disa video dhe fotografi që tregojnë se si janë mbledhur rroba të vjetra e të dëmtuara në qendrën e Shkupit janë bërë virale në rrjetet sociale.
Një numër i madh gezatarësh edhe aktivistësh kanë kritikuar ashpër donatorët që kanë dhuruar gjëra të vjetra e të dëmtuara.
"Deponi e mbeturinave"
Gazetatja nga Shkupi, Arbnora Memeti, ka publikuar një video ku pjesë e ndihmave shihen edhe disa të brendshme të grisura. Memeti ka ironizuar me donacionet në fjalë, duke thënë se "njerëzit e prekur nga tërmeti kanë nevojë për brekë të grisura”.
“Atë që kishin në shtepi atë e derguan. Nuk mundet të gjithë të blejnë rroba të reja nga dyqanët. Po patjetër së njerëzit e prekur nga tërmeti kanë nevojë për brekë të grisura”, ka shkruar ajo në Facebook.
E, i ashpër ndaj donatorëve ishte edhe aktivisti Zamir Mehmeti. Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se vetëm një plehër mund ta bëjë një gjë të tillë.
“Vetëm një njëri bërllog mundet të donatojë bërllog dhe në ndërkohë të mendojë që ka bërë një gjest human! Turp” – shkroi Mehmeti.
Ndërsa, analistja Anita Latifi, i quan të turpshme pamjet nga qendra e Shkupit, duke thënë se ajo çfarë do duhej të ishte ndihmë është një deponi e mbeturinave.
“Të turpshme, të gërditshme e jonjerëzore janë pamjet e grumbujve të rrobave që jo se nuk shkojnë për viktimat në Turqi e Siri, po krijojnë deponi në pikat që duhej të ishin oaza solidariteti e njerëzie. Kulmin e turpit e mbajnë rrobat e banjos, “santiret”, takat, çantat e artikuj të tjerë që ua kishin zënë tavanët e podrumet.
Tutje, ajo kritikoi qytetarët që aksionet për ndihma humanitare i shohin si mundësi për t'i pastruar shtëpitë e tyre.
“Dua të besoj se në ato grumbuj ka tesha jo fort të mira që i ka sjell ndonjë hallexhi se aq ka pas mundësi sa për të mos i ngel peng që nuk bëri diçka për të ndihmuar ata që janë në nevojë. Dua të besoj në këtë të fundit sa për të zbutur vnerin që na e kanë akumuluar ata që akcionin humanitar e shohin si mundësi për të pastruar shtëpitë e veta, por jo edhe shpirtrat”, thotë ajo me tej.
Dhe po, jo gjithkush di të organizojë një akcion humanitar”, ka shkruar Latifi.
Gazetari Zenel Miftari, thotë se duhet evituar rrobat si ndihma për këto raste.
“Ndihmat me rroba që po jepen nuk janë ato që ka nevojë populli turk. Askujt nuk i nevojiten gjërat që na teprojnë në shtëpi. Ndihma më e çmueshme për momentin është ajo materiale me shuma parash por edhe njerëzore si mjek dhe njësi të kërkim- shpëtimit”, ka shkruar Miftari.
Tërmeti tragjik
Numri i vdekjeve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik arriti të paktën 34,179.
Numri i vdekjeve në Turqi arriti në 29,605, tha qendra turke e koordinimit të urgjencës. Numri i konfirmuar i të vdekurve në Siri është 4574.
Ky numër përfshin më shumë se 3,160 në pjesë të Sirisë veriperëndimore të mbajtur nga opozita, sipas ministrisë shëndetësore të organit drejtues të Qeverisë së Shpëtimit.
Numri i të vdekurve në Siri gjithashtu përfshin 1, 414 njerëz të vrarë në pjesë të kontrolluara nga qeveria e Sirisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.

