Policia turke arreston persona në lidhje me dezinformatat për tërmetin në Turqi
Policia turke ka arrestuar 14 persona të dyshuar se kanë shpërndarë dezinformata në lidhje me tërmetin katastrofik të javës së kaluar, raporton CNN.
Në një deklaratë të hënën, policia turke tha se 475 menaxherë të llogarive ishin identifikuar "si të angazhuar në publikimin e përmbajtjeve provokuese" në platformat e mediave sociale në lidhje me tërmetin "me qëllim të përhapjes së frikës dhe panikut midis qytetarëve".
“Të dhënat e tyre u janë kaluar njësive përkatëse dhe në përputhje me udhëzimet e dhëna nga Kryeprokuroria Publike janë ndaluar 56 persona, 14 prej të cilëve janë arrestuar.” - thuhet në njoftim.
Policia turke tha se kishte mbyllur gjithashtu 41 faqe interneti phishing (kur sulmuesit dërgojnë emaile me qëllim të keq) dhe kishte trajtuar katër llogari të platformës së mediave sociale “që kërkonin para nga qytetarët duke përdorur ose imituar emrat e institucioneve qeveritare”.
Të mërkurën e kaluar, qasja në platformën e mediave sociale Twitter u kufizua nga autoritetet turke pas tërmetit, përpara se të rikthehej.