E çuditshme: Protestohet në mbrojtje të një banori të Big Brother VIP Albania, mblidhen qindra vetë në Tiranë - NACIONALE

E çuditshme: Protestohet në mbrojtje të një banori të Big Brother VIP Albania, mblidhen qindra vetë në Tiranë

3 vjet më parë

nga Arta Avdiu

“Kur nuk ke çka bën, luaje derën” është një thënie jo aq e lashtë kosovare. Mesazhi i saj është i qartë: kotësia e jetës së përditshme i shtyn njerëzit të veprojnë çkado, vetëm e vetëm që të fusin ca ngazëllim në zymtësinë e gjithëpranishme. Pak a shumë, kështu po ndodh në shtetin tonë vëlla. Në Shqipëri sot gjatë ditës është organizuar një protestë në mbrojtje të një banori të Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli.

Edhe më konkretisht, protesta po mbahet për ta për të mbështetur Luizin pas polemikave dhe diskutimeve të shumta që ka pasur nëse këngëtari vuan nga një sëmundje e rrallë.

Luiz Ejlli ka qenë në qendër të vëmendjes pas “Prime” të së martës për shkak të deklaratës së tij se vuan nga një sëmundje e rrallë, por që gjatë spektaklit ai u dërgua për kontrollë mjekësore dhe sipas analizave rezultoi se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Pas kësaj publiku ka krijuar një afeksion me Luizin, edhe pse mund të këtë mashtruar për sëmundjen e tij.

Aq i madh dhe i pa kuptushëm është afeksioni ndaj tij, sa fansat e tij po shpresojnë që ai është i sëmurë më të vërtetë, në mënyrë që mos të dalë gënjeshtar.

Në kohën kur Shqipëria po përballet me çmime të larta, ikje të mëdha të popullsisë dhe akuza për korrupsion, një protestë në mbrojtje të një shou televiziv nga shumë kush është parë si e panevojshme dhe e tepëruar.

Protesta

Protesta në mbeshtetje të banorit më të famshëm të BBVA ka shkaktuar shumë reagime. Gazetari Parim Olluri, ka ironizuar me organizatorët e protestës, duke thënë pse nuk na keni njoftuar edhe ne kosovarëve për mbajtjen e protestës.

Pse s’ka kallezu ma heret organizatori qe do te mbahet proteste per Luiz Ejlin? Ishim bashkengjite edhe na prej Kosoves. Nderkohe kishim protestu pak edhe per traun ne Rrugen e Kombit. Nje udhe e dy pune”, ka shkruar Olluri.

Ndërsa me e ashpër ndaj protestës ishte moderatorja e Top Channel, Fatma Haxhialiu.

Përmes një postimi në Facebook, ajo i ka quajtur të mjerë protetuesit që reagojnë për nje lojë televizive.

“Pasi te mbaroni protesten per Luizin…kujtohuni te protestoni dhe per buken e gojes o te mjere. Te protestoni per kalamajte tuaj qe nuk ju dhimbsen sa ju dhimbset nje loje televizive 🤦🏼‍♀️‼️ Edi Rama te paskam rene ne qafe kot, mire e ke thene, ky popull cirk do”, ka shkruar moderatorja e Goca dhe Gra.

E aktivistja për të dretat e grave e njohur me emrin Një Arjolë në rrjete sociale, thotë se Luizi nuk është një viktimë por një përndjekës dhe abuzues seksual.

“Nëse po kërkoni me ngulm një viktimë në këtë Big Brother, viktimë është Kiara. Viktimë e një të fiksuari 10 vjet më të madh, që e përndjek dhe madje bën edhe avanca seksuale kundrejt saj. Pyes veten çfarë mund të bëjë ky njeri kur nuk ka kamera”, ka shkuar ajo.

Me tej ajo ka shkruar për presionin që i bëhet banores me emrin Kiara, që të hyjë në lidhje me Luizin e famshëm.

“Kiara është edhe viktimë e juaja që gënjeheni me dy pika dashuri të bollshme e harroni që narcistat të mbysin më vonë në boshllëk. Kiara po detyrohet të jetojë me përndjekesin e saj në një shtëpi, ndërkohë që turmat e masturbuara nga keqardhja për vetveten e mallkojnë pse nuk e do. Ka dalë pa shpirt, vetëm se ju mbyteni me një lugë ujë e ju duhen dy pika lot për të krijuar empati. Po legjitimoni përndjekjen dhe abuzimin me hapësirën e individit. Sikur Kiara të kishte në vend të Luizit do ta quanit histerike të fiksuar, e vetëm se ai është burrë po e quanin të dashuruar”, vazhdon ajo më tutje.

Luiz Ejlli

Luizi ditë më parë kishte thënë se vuan nga tumori, gjersa i pyetur më pas në Prime për sëmundjen, ai tha se sëmundja nuk kishte të bënte me të, por me një shok të tij.

Kjo revoltoi të gjithë banorët, produksionin dhe analistët e emisionit. Ai gjithë këtë rrëmujë e shpjegoi duke e fajësuar produksionin.

Të jesh në qendër të vëmendjes, të jesh krejt në rregull, ndihesh i pathyeshëm, ndihesh aq i fortë dhe një moment ulesh dhe thua se po ia fus vetes. Të duket normale. Të duket normale, i çmendur dukem. Po ta them. Unë ia dhashë me emër mbiemër, kush është dhe mere në telefon po të duash. I thash që nuk e jap publikisht por ta jap kështu. Merrni pyetni, si është kush është”, tha fillimisht Ejlli.

Tutje, banori i famshëm u ankua edhe për publikimin e një klipi.

Që dola mashtrues, kot, për t’ia futur vetes. Se unë duke qenë se kam bërë gallata gjithë ditën, duke qenë i qeshur, duke i ngacmuar të gjithë, duke qenë i fortë. Nuk kam asnjë rrezik prej askujt. Përse po e bëj unë këtë. Në qoftë se e kanë marrë kështu, do të dalë. Unë e sqarova. Fillova duke e folur njëjës pasi nuk dëshiroja ta bëj në emër të tij. Palidhje dhe në fund, nuk e kanë publikuar gjithë klipin. Prandaj më erdhi inat, por nuk ia vlen që të përzihem. Në fund krejt se nuk mbaron ashtu prandaj mbeta e pashë që do e mbyllnin aty ma ndjeu zemra, e mbyllën aty”, shtoi artisti.

Lajme të ngjashme