Draft-Statuti i Asociacionit dhe marrëveshja bazë Kosovë-Serbi - kryetemat e javës - NACIONALE

Draft-Statuti i Asociacionit dhe marrëveshja bazë Kosovë-Serbi - kryetemat e javës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy raportimet e gazetës Nacionale, ishin ngjarjet kryesore edhe më të komentueshmet gjatë jaës që po lëmë pas. Publikimi i Draft-Statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe publikimi i marrëveshjet bazë me Serbinë, ishin temat të cilat u disktuan gjerë e gjatë.

Draft-statuti për AKS

Ekspertë gjermanë të lidhur me Qeverinë Federale të Gjermanisë kanë draftuar Draft-Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Statuti i draftuar nga ekspertët gjermanë e të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale – dhe i cili nuk është i vetmi që po qarkullon - ka adresuar në mënyrë më të zgjeruar e detajuar Parimet e Përgjithshme të marrëveshjes së 25 gushtit 2015 për Asociacionin por pa lëvizur prej tyre.

Aty tregohet në mënyrë të detajuar se si do të ushtrohet pushteti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe deri ku shkon.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ka qenë kryetemë e dhjetë viteve të fundit në Kosovë. Natyra e tij (me kompetenca ekzekutive/pa kompetenca ekzekutive) ka qenë subjekt shqyrtimi nga shumë komentatorë politikë vendorë e ndërkombëtarë, e më e rëndësishmja edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Draft-Statuti nuk lëviz nga Parimet e Përgjithshme të Marrëveshjes së vitit 2015 që ishte nënshkruar në Bruksel nga ish kryeministri Isa Mustafa.

Asociacioni do të jetë një entitet legal që potencialisht mund të cenojë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës duke mos iu përgjigjur Qeverisë së Kosovës apo Kuvendit të Kosovës por vetëm Gjykatës Kushtetuese.

Draft-Statuti megjithatë provon deridiku të adresojë mospërputhshmëritë e gjetura në AktGjykimin e Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit 2015.

Në anën tjetër, Qeveria Kurti për këtë draft-statut ka thënë se është pa autor dhe Qeveria nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Asociacionit.

Qëndrimi jonë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Asociacione që karakter themeltar kanë etninë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës sonë dhe vet karakterit e shtetit tonë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kenë nevojë për integrim, jo izolim. Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar sot në media, ai përveçse draft, është pa autor. Në anën tjetër ne jemi Qeveri e Republikës së Kosovës që kemi kushtetutshmëri dhe ligje të cilat i mbrojmë dhe respektojmë”, ka thënë zëdhënësi i kësaj qeverie.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serb, është “fake news”.

Në një konferencë për medie, ajo ka thënë se një draft i tillë kurrë nuk i është dorëzuar institucioneve të Kosovës.

Është ‘fake neës’, nuk është e vërtet që ekziston një draft gjerman që i është dorëzuar Republikës së Kosovës e as nuk do të ketë. Ata nuk thonë vetëm themelojeni Asociacionin, por edhe e përmendim se asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Sekretari amerikan Blinken rikonrimoi se nga Kosova nuk do të kërkohet asgjë që do të bie ndesh me Kushtetutën e Kosovë”, ka thënë Osmani.

Ndërkohë, qeveria gjermane nuk e ka mohuar e as pohuar se ka punuar në këtë draft-statut.

Gjithashtu, emisari i posaçëm i SHBA-ve, Gabriel Escobar, gjatë vizitë së tij në Kosovë, ka kërkuar që të themelohet Asociacioni dhe ka thënë se marrëveshja finale është çështje javësh.

Marrëveshja Bazë

Tashmë nuk është sekret që palës serbe dhe palës shqiptare i është dorëzuar një dokument, me disa pika, lidhur me marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila marrëveshje ka gjasa që do të mund të nënshkruhej në fund të këtij viti.

Gazeta Nacionale ka mësuar prej burimeve të saj që emri i dokumentit që po qarkullon në qarqet vendimmarrëse quhet Marrëveshja Bazë, pra jo Marrëveshja Përfundimtare, siç do të mund të shpresohej, sepse megjithatë nuk duket të jetë përfundimtare.

Burimi i gazetës Nacionale që e ka parë këtë dokument thotë që nuk bëhet fjalë për njohje reciproke, por bëhet fjalë për një marrëveshje që bazohet në raportet që i kanë shtetet që janë anëtare të OKB-së. Citohen disa standarde ndërkombëtare te raporteve në mes të shteteve, nisur nga OKB.

Sipas draftit të kësaj Marrëveshje Bazë, ndërmjetësuesit nuk garantojnë, po premtojnë që pas nënshkrimit të saj Kosova do të mund të njihet prej pesë vendeve mosnjohëse të Bashkimit Evropian.

Përveç ktyre dy ngjarjeve kryesore, në Kosovë javën që po lëmë pas, Naser Sahiti u shkarkua nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës;

Pasuese e Naser Sahitit është emëruar Luljeta Plakolli-Kasumi, që është familjare e presidentes Vjosa Osmanit.

Për më tepër, gjatë kësaj jave, Kosovës iu kërkua që të shtyhet afati për targat edhe për 10 muaj, pasi në fund të tetorit skandon afati për regjistrimin e veturave nga ana e serbëve që kanë tabela ilegale.

Lajme të ngjashme