Askush s'mund ta zhbëjë, këto janë anët më negative të draft-statutit të Asociacionit? - NACIONALE

Askush s'mund ta zhbëjë, këto janë anët më negative të draft-statutit të Asociacionit?

1 vit më parë

nga Mirlind Behluli

Gazeta Nacionale ka botuar një draft-statut të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, e që është përgatitur nga ekspertë të lidhur me Qeverinë Federale të Gjermanisë. Dokumenti i gjatë plot 19 faqe, parasheh një mori kompetencash, përfshirë edhe mënyrën e organizimit e strukturën që do ta ketë Asociacioni.

Statuti i draftuar nga ekspertët gjermanë, ndonëse nuk është i vetmi që po qarkullon në koloaret qeveritare e diplomatike, ka adresuar në mënyrë më të zgjeruar e të detajuar Parimet e Përgjithshme të marrëveshjes së 25 gushtit 2015 për Asociacionin por pa lëvizur prej tyre.

“Entitet ligjor” i financuar edhe nga Serbia

Drafti-statuti i propozuar nga pala gjermane, përsëri nuk është eliminuar termi entitet juridik. Pra në draftin e publikuar, ASK sërish është përkufizuar si entitel ligjore, i cili parashihet të ketë edhe një strukturë të gjerë.

“Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është si një entitet legal i themeluar në vijë me Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”, thuhet në draft-statutin.

Për më shumë, në bazë të draft-statutit Asociacioni nuk parashihet të regjistrohet në asnjë instancë qeveritare.

Edhe një nen tjetër është po aq problematik. Në fakt, një togfjalësh: ushtrimi i mbikëqyrjes së plotë (excersive full overvieë), që kishte qenë çështje problematike edhe për Gjykatën Kushtetuese.

Asociacionit, sipas ekspertëve gjerman, duhet të ketë edhe një strukturë udhëheqëse.

Neni 6

Asociacioni/Bashkësia do t’i ketë trupat e mëposhtëm:

*Kuvendin e Asociacionit/Bashkësisë;

*Presidentin e Asociacionit/Bashkësisë

*Zëvendëspresidentin e Asociacionit/Bashkësisë

*Këshilli i Asociacionit/Bashkësisë

*Bordi i Asociacionit/Bashkësisë

*Zyra e Ankesave e Asociacionit/Bashkësisë.”, thuhet në draft.

Madje, përveç që themelohet pa ndonjë aprovim paraprak nga institucionet qendore te Kosovës, Asociacionin nuk mund ta shpërbëjë askush, përveç Kuvendi i saj.

Asociacioni/Bashkësia mund të shpërbëhet vetëm me vendim të Kuvendit të tij, të miratuar nga një shumicë prej 2/3 e anëtarëve të tij, siç vendoset nga kryetarët përkatës të tyre.”, shkruhet në draft-statutin e publikuar sot.

Ekspertët e kritikojnë draft-statutin

Sipas, ish-këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, Asociacioni në bazë të draft-statuti nuk do të ketë asnjë detyrim juridik ndaj Kosovës.

Tutje, Berisha, që është njohës i të drejtës kushtetueses, thekson se Asociacioni do të jetë një entitet juridik i shkëputr nga niveli qëndror.

“Problemi kryesor qëndron në atë se Republika e Kosovës po e anashkalon faktin se ajo nuk ka asnjë detyrim juridik, pasi marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë nuk janë marrëveshje ndërkombëtare të plotfuqishme, pasi ato asnjëherë s’janë ratifikuar nga Parlamenti i Serbisë. Në anën tjetër, propozimet/draftet që qarkullojnë që disa vite në publik, tregojnë se nuk bëhet fjalë për thjeshtë një bashkësi të disa komunave të Kosovës, por për krijimin e një entiteti juridik të shkëputur nga niveli qëndror.”, vlerëson Berisha.

Madje, Berisha ka sqaruar edhe çështjen e kontrollimit kushtetues nga ana e Gjykates Kushtetues.

Disa thirren në kontrollin që aktet e këtij asociacioni do të kontrollohen nga Gjykata Kushtetuese, mirëpo anashkalojnë statusin e tij juridik, pozicionin në rendin kushtetues, kompetencat dhe pamundësinë e shpërbërjes së tij. Mos të harrojmë se Gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizma për të ekzekutuar vendimet e saj.”, tha Berisha në një përgjigje për Nacionale.

Kritikues për këtë marrëveshje ishte edhe Armend Shkoza, jurist i njohur, që dikur ishte pjesë edhe e Lëvizjes Vetëvendosje.

Drafti që është publikuar përmban prerogativat themelore që dalin nga Marrëveshja e 19 prillit 2013. Shihet qartë tendenca që të bëhet një balancim duke vënë në theks kontrollin kushtetues ndaj akteve të kuvendit të Zajednicës edhe pse një gjë e tillë është absurditet juridik.”, theksoi Shkoza.

Megjithatë, Nacionale ka bërë edhe një shkrim për aspektet pozitive të këtij draft-statuti, i cili tashmë ka nisur të ngjallë reagime të shumta nga politikanë dhe analistë politkë.

Lajme të ngjashme