Mustafa komenton draft-statutin e Asociacionit: Çështja e entitetit juridik është kontestuar nga Kushtetuesja - NACIONALE

Mustafa komenton draft-statutin e Asociacionit: Çështja e entitetit juridik është kontestuar nga Kushtetuesja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilin sot e ka publikuar gazeta Nacionale.

Në një deklaratë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se çështja e entitetit juridik është kontestuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ai ka bërë me dije se çështja e ushtrimit të mbikëqyrjes, nuk lidhet me marrëveshjen e vitit 2015, duke shtuar se në marrëveshjen e vitit 2013 thuhet se Asociacioni ushtron vështrim të plotë në fushën e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik lokal dhe zhvillimit urban.

Ky nuk është një tekst integral, për tu krahasuar me parimet e vitit 2015. Çështja e entitetit juridik është kontestuar nga Gjykata Kushtetuese. Çështja e ushtrimit të mbikëqyrjes, nuk lidhet me marrëveshjen e vitit 2015. Por në marrëveshjen e vitit 2013 thuhet se Asociacioni ushtron vështrim të plotë në fushën e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik lokal dhe zhvillimit urban. Edhe në dokumentin e vitit 2015 thuhet ushtron vështrim. Kushtetuesja ka bërë vërejtje dhe ka thënë se do duhej të thuhet ushtron mbikëqyrje, duke iu referuar tekstit në gjuhën serbe të vitit 2013, jo atij shqip!?! Që në fakt ka qenë gabim i Gjykatës. Për të tjerat, pasi të del teksti integral”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme