“Jemi në hall”: Seharja e Ymeri, që e humbën fëmijën, ankohen se s’kanë para për shërim - NACIONALE

“Jemi në hall”: Seharja e Ymeri, që e humbën fëmijën, ankohen se s’kanë para për shërim

2 vjet më parë

nga Mirlind Behluli

Seharja dhe Ymeri janë në hall. Para një kohe, ky çift e humbi fëmijën e tyre, pasi Seharja abortoi. Tash gruaja, pra Seharja, ka një kohë që gjendet e shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë së QKUK-së, pasi dyshohet se është e sëmurë me tuberkuloz.

Në një rrëfim për Nacionalen, Seharja tregon për gjendjen e saj të keqe shëndetësore.

“Jam shumë e sëmurë, jo pak. E pata një abort para një muaji. Ia nisi si grip njëherë në shpi. Këtu kur erdha, këta po më këqyrin mirë, çka kanë, me infuzione, me do krejt, por analizat krejt privat. Po më del si hije e zezë në shpinë në mushkri. Prapa, s’po dinë as vetë, më shumë po shkon drejt tuberkulozit. As vetë nuk po e di sa ka me nejtë. S’po muj ma shumë, s’po di as çka me thanë më shumë” – tha Seharja.

Përveç problemeve shëndetësore, Seharja e Ymeri tash kanë edhe probleme financiare. Ymeri ka mbetur pa punë, ngase ka një muaj që sorollatet nga një spital në tjetrin, duke kërkuar shërim për bashkëshorten.

Për shkak të mospagesës së qirasë, ky çift mund të mbetet edhe pa strehim, ndërsa kërkon ndihmë nga vullnetmirët.

“Më shumë as barna nuk jam duke pasur mundësi me ble ma. Edhe banesën duhet me lëshu nesër, me qira jemi. Se (burri v.j.) u kanë t’u punu taksi, u detyru mas meje me ardhë. Mëlqia qashtu mu ka dëmtu prej barnave. Absolutisht ma s’kam mundësi. Veç Zotit iu kam mbështet, edhe kush bon rahmet, ma shumë unë s’kam mundësi sen. S’jam ka mundem me nejt në kamë për veti…Ky çka ke tu punu, i shpenzoi krejt n’mu, nesër edhe banesën duhet me lëshu” – mes lotësh e vazhdon rrëfimin e saj Seharja.

Ymeri tregon se ka harxhuar një mijë euro deri më tani për mjekimin e bashkëshortes, duke u ankuar se më nuk ka mundësi të paguajë.

“Nuk jam duke pasur më mundësi. Kam punuar taksi, më nuk jam duke pasur mundësi as ku me hy borxh. Jam me qira, ma kanë çu mesazhin për me lëshu banesën, të enjten n'mëngjes. Jam hy për t'dytin muaj pa pagu” – tha ai.

Lajme të ngjashme