"Diskutime për t'u koordinuar" - presidentja Osmani takohet me ambasadorin Hovenier
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.
Këtë e konfirmoi vetë presidenca përmes një komunikate zyrtare. Mes tjerash thuhet që ky takim ka qenë i rregullt, teksa për synim kishte koordinimin dhe rritjen e bashkëpunimit.
"Në takim me ambasadorin Hovenier, Presidentja Osmani ka biseduar për zhvillimet e fundit, bashkëpunimin bilateral dhe rëndësinë e vazhdimësisë së koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës", thuhet veç tjerash në njoftim.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
