Deputet Gola shpreh solidarizim me fjalë, por thotë që mësimdhënësit s'kanë arsye për greva - NACIONALE

Deputet Gola shpreh solidarizim me fjalë, por thotë që mësimdhënësit s'kanë arsye për greva

3 vjet më parë

nga Muhamet Koci

Deputeti i VV-së, Ardian Gola, i cili është kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim, ka thënë se grevistët nuk kanë arsye për vazhdimin e grevës.

Në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet për grevën, ai ka thënë se qeveria ka bërë mjaft në përmbushjen e kërkesave të sindikalisteve.

“Unë u binda që përmbushja dhe adresimi i kërkesave sindikale deri sot nga Qeveria në asnjë rrethanë nuk janë të atij niveli që të arsyetojë vazhdimin e grevës në këtë formë. Për pjesën që ka mbetur pa u realizuar, do të mundet lehtë të vazhdojnë me presionin sindikal por jo me grevë sikur tani. Jam i bindur që për këto kërkesa që iu kanë mbetur pa realizuar mund të vazhdojnë me presion sindikal, por jo me bllokadë totale,” - ka thënë Gola.

Sipas tij, mazhoranca ka treguar maturi të diskutimit për problemet e sindikatave.

“Më duhet të shprehi një solidarizim kolegial dhe njerëzor me mësimdhënësit se e kuptoj që nuk është e lehtë të përballosh një tematizim të stërkequr publik për interesat e tyre. Unë dje i kam pasur në Komision përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe Këshillit Grevist dhe mendoj se si mazhorancë kemi treguar maturi të diskutimit për problemet e tyre,” - është shprehur ai.

Lajme të ngjashme