Departamenti amerikan i Shtetit: Propozimi i BE-së, mundësi për popullin e Kosovës dhe të Serbisë
Departamenti amerikan i Shtetit, për Radio Evropa e Lirëka thënë se propozimi i BE-së është mundësi e mirë për popullin e Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen sot në Bruksel.
Siç raporton REL, për DASH propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrdhënieve mes dy shteteve, është një mundësi e mirë për dy popujt për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Pranimi i kësaj marrëveshjeje do të ndihmojë në avancimin e qëllimeve tona kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor përfshirë arritjen e paqes dhe stabilitetit për të gjithë njerëzit në rajon”- citohet të ketë thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.
Më tej, ai ka thënë se pranimi i kësaj marrëveshje do të përshpejtojë rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së.
Ndërkohë, Këshilltari i lartë i DASH-it, Derek Chollet, para takimit Kurti-Vuçiq, ka thënë se presin nga përparim të dukshëm në këtë takim.
Chollet ka biseduar edhe me Kurtin edhe me Vuçiqin.
“Shpreha qëndrimin se është koha për të diskutuar për Asociacionin e Koumunave me shumicë serbe. Si Kosova, ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar gjatë procesit të dialogut.” - shkroi Chollet në Tëitter pas bisedës me Kurtin.
Ndërsa, Chollet ka shkruar po ashtu në TWitter pas telefonatës që ka pasur me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Chollet ka thënë që i ka shprehur Vuçiqit “mbështetjen e fuqishme të ShBA-ve” për takimin e 27 shkurtit me kryediplomatin evropian Josep Borrell në Bruksel.
“E mirëpritëm përkushtimin e vazhdueshëm të Serbisë për angazhim konstuktiv ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon,” – ka informuar më tej z. Chollet.
Përveç amerikanëve edhe evropianët kanë kërkuar që Kurti dhe Vuçiq të takohen konstruktiv në takimin e sotëm.
edhe kryeministri Albin Kurti edhe presidenti Vuçiq ka pranuar një letër të përbashkët nga krerët e shteteve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Takimi Kurti-Vuçiq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (e hënë 17 shkurt) më fillim nga ora 15:00 do të takohen në Bruksel nën ndërmjetësimin e kryediplomatit, Josep Borell dhe të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimet do të fillojnë në ora 15:00, ku Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, bashkë me Lajçakun, pritet të zhvillojnë takime të veçanta me Kurtin dhe Vuçiqin.
Ndërkaq në orën 16:15, kryediplomati Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimeve të veçanta, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas kësaj do të ketë një deklaratë për media nga Borell.
Çështja kryesore e këtij takim do të jetë propozimi i BE-së dhe pranimi i tij në mënyrë zyrtare nga palët.
Çka sot?
Pas disa muajve pa takime, Kurti dhe Vuçiq do të takohen përsëri në Bruskel. Kësaj radhe, në tavolinë të diskutimeve është propozimi i BE-së apo plani franko-gjerman për normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Dy palët kanë pranuar në parim planin franko-gjerman teksa sot kjo gjë do të bëhet e ditur nëse edhe zyrtarisht Kurti e Vuçiq do të 'puthin' propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti për këtë takim ka thënë se do të jetë konstruktiv.
“Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet në Bruksel sa herë që jemi ftuar. Kemi mirëpritur emisarët special nga perëndimi sa herë që kanë ardhur. Kemi qenë dhe e do të jem të përkushtuar, parimor, konstruktiv e kreativ.” – ka thënë Kurti të shtunën në mbledhjen e Këshillit të VV-së.





