Cili është kuptimi i logos së 15-vjetorit të Pavarësisë dhe pse nuk dihet sa para janë ndarë?
Tashmë edhe zyrtarisht janë publikuar logot për 15-vjetorin e Pavarësisë dhe 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Ndërkohë, Qeveria nuk ka treguar sa është shuma financiare e ndarë me rastin e këtyre festave, teksa logot po komentohen, dizajneri i tyre, Albian Gagica ka treguar përmbajtjen e logos.
Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka prezantuar logot për festimin e 15 vjetorit të Pavarëisë dhe shënimin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Shuma e ndarë për shënimin e këtyre datave nuk është treguar nga qeveria.
Arsyetimi për mospërcaktimin e shumës ishte se secili institucion përgjegjës e siguron buxhetin nga të hyrat vetanake, por shifër totale nuk kanë prezantuar.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, të mërkurën, ka thënë se buxheti është i shpërndarë dhe nuk është i përcaktuar.
“Vendimi i qeverisë për themelimin e Këshillit Shtetëror nuk e përcakton buxhetin, secili institucion buxhetin e siguron nga buxheti vetanak, veç në raste kur ka tejkalim atëherë MKRS, mirëpo po flasimi për një shumë të konsiderueshëm sepse buxhet është i decentralizuar.” – ka thënë ai.
Të njejtën përgjigje e pati edhe Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Vendimi i Qeverisë për themelimin e Këshillit Shtetëror Organizativ nuk e specifikon buxhetin. Për shkak të vëllimit shumë të madh të aktiviteteve dakordimi brenda Këshillit ka qenë që secili institucion përgjegjës për aktivitetet e veta, buxhetin e siguron nga buxheti vetanak. Pra nuk do të ketë buxhet qendror të planifikuar por do të jetë një lloj buxheti të decentralizuar ku secili institucion bartës i aktiviteteve e siguron buxhetin brenda buxheteve vetanake në përjashtim të rasteve kur kemi nevoja shumë më të mëdha buxhetore atëherë do të ketë ndarje shtesë nga Ministria e Financave. Megjithatë, në parim po flasim për një buxhet të konsiderueshëm.” – ka thënë ai për KosovaPress.
Komentimi i logove
Në anë tjetër, logot e prezantuar po komentohen në rrjetet sociale. Disa nga ta janë shprehur të pakënaqur me atë se çfarë prenztojnë ato logo.
Politologu Avdi Smajljaj ka komentuar logon zyrtare të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka kritikuar dhe slloganin edhe logon që ka prenzatuar Qeveria.
Smajljaj nuk e ka kuptuar mungesën e ngjyrës kafe teksa ka thënë se “sllogani përjetë sikur po e aktualizon kontestimin e ekzistencës.”
“Është e pakuptimtë mungesa e ngjyrës kafe në këtë logo. Sllogani përjetë sikur po e aktualizon kontestimin e ekzistencës. Më mirë do të ishte ndonjë sllogan vizionar për zhvillimin tonë në të ardhmën, sesa një sllogan që flet për ekzistencën tonë (pritje shumë minimale - bazike) si vizion për të ardhmën. Kështu, disi, do duhej të dukej Logo për manifestimin e Ditës së pavarësisë, jo ajo që kanë përzgjedhëur qeveritarët mosmirënjohës.” – ka shkruar ai.
Ndërsa, ish-deputeti Gani Koci, ka thënë se Qeveria ka prezantuar një logo të tij, duke thënë se ajo që është përzgjedhur nga qeveritarës është mosmirënjohëse.
“Kështu, disi, do duhej të dukej Logo për manifestimin e Ditës së pavarësisë, jo ajo që kanë përzgjedhëur qeveritarët mosmirënjohës.” – ka shkruar ai në Facebook, ku ia ka bashkëngjitur edhe logon e tij.
Po ashtu edhe analistja Luljeta Aliu ka thënë se logoja është “përzdredhje e shijes”
“Kjo është fiks për ilustrimin e fjalës gjermane Geschmacksverstauchung = përzdredhje e shijes. A po ju kujtohen ato lulat ngjyra-ngjyra të dhezta, qe ktynehere i qitshin mbi tavolina e mbi televizora, e kur i shtishe n'rrymë, lëvizshin e bojshin dritë, asi të Turkisë. Asi kiçi aziatik që kur e sheh te dikush në shpi, mbetesh tu u zgerdhi se mo nuk te keshet, as nuk të rrihet, veç e ndin veten në siklet.” – ka shkruar ajo në Facebook.
Çka d.m.th logoja?
Në anë tjetër, dizajneri i logos, Albian Gagica ka shpejguar përmbajtjen e logos për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë.
Ai ka treguar se çka simbolizojnë të gjithë ngjyrat e vendosuar në logo.
“Logo është moderne. Ky ishte qëllimi kryesor. Për një Kosovë që synon Evropën. Është e thjeshtë dhe domethënëse. Rozë - për fuqizimin e gruas dhe rolin e saj në shoqërinë kosovare. E arta - sepse Kosova është e artë. Kuq e Zi - Sepse jemi një. Kaltërt e ari - Ngjyrat e flamurit që na kanë dhënë. Gjelbër - sepse “future is green” ( e ardhmja e gjelbër)” – ka shpjeguar dizajneri që punoi logon.

Urime 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës!



