Smajljaj: Sllogani përjetë sikur po e aktualizon kontestimin e ekzistencës
Politologu Avdi Smajljaj ka komentuar logon zyrtare të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka kritikuar dhe slloganin edhe logon që ka prenzatuar Qeveria.
Smajljaj nuk e ka kuptuar mungesën e ngjyrës kafe teksa ka thënë se “sllogani përjetë sikur po e aktualizon kontestimin e ekzistencës.”
Shkrimi i tij:
Është e pakuptimtë mungesa e ngjyrës kafe në këtë logo.
Sllogani përjetë sikur po e aktualizon kontestimin e ekzistencës.
Më mirë do të ishte ndonjë sllogan vizionar për zhvillimin tonë në të ardhmën, sesa një sllogan që flet për ekzistencën tonë (pritje shumë minimale - bazike) si vizion për të ardhmën.
