Cilat biznese dhuruan më shumë se 5000 euro për vërshimet në Skënderaj - LISTA - NACIONALE

Cilat biznese dhuruan më shumë se 5000 euro për vërshimet në Skënderaj - LISTA

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kreu i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura ka publikuar listën e bizneseve, kompanive e fondacioneve që kanë dhuruar para për të prekurit nga vërshimet në qytetin që e drejton.

Sipas një postimi të vet Nurës në rrjetin social "Facebook", mësohet se totali i shumës së pranuar ka kaluar 300 mijë euro.

Ai ka falënderuar secilin veç e veç, duke pohuar se kjo është pjesa e dytë dhe se gjithçka po bëhet për hir të transparencës e llogaridhënies.

Në anën tjetër, ne krijuam listën e bizneseve që dhuruan 5000 euro apo më shumë, gjithmonë duke mos zhvlerësuar aspak kontributin e secilit ndaj fatkeqësisë natyre që preku Skënderajn, Mitrovicën e Klinën.

Përkundër problemeve post-pandemike, bizneset kosovare e njerëzit personalisht po dhurojnë para në të tilla raste, duke treguar humanitetin, si vlerë njerëzore që na ka përcjellur vazhdimisht.

BAU Holding L.L.C 10000 €

V Xani ShPK 5000 €

Milazim Lushtaku SE 5000 €

Auto Sherreti Sh.P.K 10000 €

Dalip Gashi BI 5000 €

Al Trade Sh.P.K 5000 €

Valoni Company 5000 €

Nderimi Sh.P.K 10000 €

ATC Sh.P.K 5000 €

Malaj Immoconcept GmbH 5000 €

Vërshimet në Skënderaj

19 janari i këtij viti ishte fatkeq për banorët e kësaj komune. Fatmirësisht, dëme në njerëz nuk pati, kurse ato materiale kapën shifrën e milionave.

Pikërisht Nura, konform kompetencave kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa kishte motivuar qytetarët duke thënë se përkundër gjithçkaje do të ringrihen.

Ekipet e emergjencës ishin mobilizuar për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që ishin prekur nga vërshimet nëpër shumë pjesë të vendit.

Por, në Skënderaj, nuk u prit për ekipe. Zyrtarët komunalë, siç shihej në disa pamje ekskluzive që i pat siguruar gazeta Nacionale, u kishin dalë në ndihmë dy personave të moshës rreth 60 vjeçare.

Derisa po qëndronin me kryetarin e komunës, Fadil Nura në terren, Nacionale kishte mësuar se zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku, bashkë me drejtorin Alban Berisha kanë nxjerrë çiftin nga uji, ku po qëndronin për disa orë.

Krejt këtë moment të jashtëzakonshëm, e ka xhiruar fotografi Brahim Nura dhe mund ta ndiqni në pamjet më poshtë.

Lajme të ngjashme