Vdes edhe një punëtor i KEK-ut pas lëndimeve në vendin e punës
Edhe një puntor i Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK), ka humbur jetën.
Siç kanjoftuar KEK bëhet fjalë për punonjësin Arbenit Ahmeti, i cili ka humbur jetën gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV.
"Sipas informatave fillestare, gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ai ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda."
Ndërsa, vetëm pak ditë më parë në vendin e punës, në KEK, kishte vdekur 59-vjeçari, Haxhi Gojnovci.
Njoftim nga KEK:
Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot, gjatë kryerjes së detyrave të punës, punonjësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbenit Ahmeti, ka pësuar një aksident të rëndë.
Sipas informatave fillestare, gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ai ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda.
Menjëherë pas ngjarjes janë ndërmarrë veprimet emergjente dhe punonjësi është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra.
KEK-u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmeti, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin.
Organet kompetente janë duke trajtuar rastin dhe rrethanat e aksidentit do të sqarohen në përputhje me procedurat përkatëse.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Arbenitin.
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS.