Bajrami me pyetje për VV-në: Me votë të kujt janë zgjedhur nënkryetarët e Kuvendit nga VV, sa ishin në opozitë - NACIONALE

Bajrami me pyetje për VV-në: Me votë të kujt janë zgjedhur nënkryetarët e Kuvendit nga VV, sa ishin në opozitë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me qëndrimet e saj për votimin e drejtuesve të Kuvendit dhe Presidentit.

Përmes një reagimi, Bajrami ka kërkuar që përfaqësuesit e LVV-së të pyeten për mënyrën se si kanë vepruar vetë gjatë kohës kur ishin në opozitë.

“Pyetni eksponentët e LVV-së, kur kanë qenë në opozitë: A kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit?”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka përmendur edhe zgjedhjen e ish-nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca.

“Me votat e kujt janë zgjedhur Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca nënkryetarë të Kuvendit?”, ka pyetur deputetja e LDK-së.

Bajrami ka ngritur gjithashtu çështjen e votimit për Presidentin e Kosovës, duke kërkuar të dihet nëse LVV-ja, gjatë kohës sa ishte në opozitë, kishte votuar ndonjëherë për zgjedhjen e kreut të shtetit.

“A kanë votuar ndonjëherë për President të Kosovës, duke qenë vetë në opozitë?”, ka shkruar ajo.

Në fund të reagimit, Bajrami i ka cilësuar përfaqësuesit e LVV-së si “Hipokrita!”.

Lajme të ngjashme