"Çartet" Jeremiq - qeveria serbe në një komunikatë i referohet vendit tonë si Republika e Kosovës
Mbase hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Qeveria e Serbisë, në një komunikatë zyrtare iu është referuar Kosovës si Republikë.
Kjo shihet në njoftimin e ekzekutivit serb rreth seancës së të enjtes që lamë pas.
Komunikata gjegjëse përmbante pikat kyçe të asaj çfarë Vuçiq prezentoi para deputetëve, ndërsa në të dytën është edhe etiketa Republika e Kosovës.
“Pika 2: Këmbëngulja në formimin e Asociacionit, i cili duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Republikën e Kosovës, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e qeverisë serbe.
Lidhur me këtë reagoi ish-ministri i jashtëm, Vuk Jeremiq. Ky i fundit, duke shfrytëzuar rrjetin social "Twitter", tha se ata janë tradhtarë ose injorantë, ose edhe të dyjat.
Vlade Srbije je objavila na svom sajtu informaciju o skupštinskoj raspravi o KiM.
— Vuk Jeremić (@jeremic_vuk) February 5, 2023
U verziji na engleskom, potpuno opušteno navode “REPUBLIC OF KOSOVO”.
Ili su izdajnici ili neznalice. Ili oba.
Za ovo bi se u Španiji ili na Kipru podnosile ostavke.https://t.co/tLWR4F5grP pic.twitter.com/bTKJayQFS8
"Vuçiqi nën presion"
Çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka një kohë të gjatë që po ngjall reagime në mediet ndërkombëtare. Së fundmi, mediumi shtetëror ARD, ka shkruar një artikull, ku ka komentuar zhvillimet e djeshmë në Serbi, e që ishte një ditë në të cilën u shpërfaqën edhe një herë qëndrimet e ashpra e nacionaliste karshi Kosovës.
Në raportimin e mediumi gjerman ARD për ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Serbisë, theksohet se Vuçiq është në presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kërkojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në fakt, mediumi gjerman ka interpretuar situatën e krijuar në Kuvendin e Serbisë, e ku pati edhe tensione, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raportonte për dialogun me Kosovës e planin franko-gjerman.
Sipas mediumit gjerman, nuk ndodh aq shpesh të kritikohet publikisht presidenti serb, duke shtuar se ai ka stil të sundimit autoritar.
“Nuk ndodh shpesh që presidenti i Serbisë kritikohet me zë të lartë. Aleksandar Vuçiq, stili i sundimit të të cilit ka tipare autokratike. Mirëpo, pas një ndryshimi befasues kursi për çështjen e Kosovës, këtë të enjte në Kuvendi e kanë fyer duke e quajtur tradhtar.” – shkruante gazeta.
Gazeta përmend edhe presionet e jashtme, si ato amerikane, por edhe duartrokitjet gjata.
“Duartrokitje për presidentin dëgjoheshin vazhdimisht nga radhët e partisë në pushtet, por kjo nuk mund të fshihte faktin se Vuçiq ishte nën presion të madh. Ky presion vjen nga jashtë. Një ditë përpara se presidenti të shpjegonte politikën e tij në parlament, Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken e thirri atë. SHBA kërkon zbutjen përfundimtare të situatës në Ballkan.” – theksohej në shkrim, raportonte Danas.

