Burri i Albulena Haxhiut, fondacionit gjerman: Çudi qysh po merreni me Asociacionin, nuk po iu shkon për shtati - NACIONALE

Burri i Albulena Haxhiut, fondacionit gjerman: Çudi qysh po merreni me Asociacionin, nuk po iu shkon për shtati

1 muaj më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu po merr pjesë në prezantimin e DraftitAsociacionit.

Ai shfrytëzoi edhe rastin për të bërë pyetje, teksa komentoi pikat e propozuara.

Krasniqi pati disa vërejtje, ndërsa hodhi kritika te përfaqësuesit e FES-it për atë se si po merren me këtë çështje.

“Është çudi… Një fondacion i tillë ka zgjedhur një temë të tillë që nuk i shkon për shtati.

E vërteta është që tri ligje së paku duhet të ndryshohen – dhe unë nuk besoj që do të ndodhë një gjë e tillë – që ky propozim të jetë i realizueshëm. Pa i përmendur aspektet tjera”, pohoi ai.

Lajme të ngjashme