Edhe Rron Gjinovci merr pjesë në prezantimin e draftit të Asociacionit: Ka disa pyetje për FES - NACIONALE

Edhe Rron Gjinovci merr pjesë në prezantimin e draftit të Asociacionit: Ka disa pyetje për FES

1 vit më parë

nga NACIONALE

Reagime të shumta ka pasur gjatë ditëve të fundit ndaj kërkesave të zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Kosova.

Instituti Friedrich-Ebert-Stiftung dhe Instituti Evropian për Paqe tashmë kanë publikuar Draft-Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

E, aktivisti Rron Gjinovci, i njohur për kritikat e tij ndaj implementimit të kësaj kërkese, është përfshirë në këtë debat pas publikimit të Draft-Statutit duke pyetur se pse nuk ka vende të garantuara për shqiptarët në Asociacion dhe të drejtë vetoje sikur serbët në Kuvend të Republikës.

Po ashtu, ai pati pyetje edhe lidhur me vendimin e Kushtetueses se Asociacioni s’përputhet me frymën e Kushtetutës.

Përfaqësuesi i Friedrich-Ebert-Stiftung, organizatës gjermane që e ka përpiluar draftin e statutit të Asociacionit, tha se “struktura reflekton plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Lajme të ngjashme