Matoshi: Duhet të forcohet roli mbikqyrës i Gjykatës Kushtetuese në Statutin e Asociacionit - NACIONALE

Matoshi: Duhet të forcohet roli mbikqyrës i Gjykatës Kushtetuese në Statutin e Asociacionit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Halil Matoshi, ka shkruar një status për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Me anë të një postimi, Matoshi ka shkruar tre teza për Statutin e Asociacionit, në të cilin thekson se duhet forcohet roli i Gjykatës Kushtetuese.

“Duhet të forcohet roli mbikqyrës permanent i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Statutin e Asociacionit, sëkëndejmi në Statut duhet të hyjë nji prerogativë që GjK të jetë instanca e fundit që teston të qenit brenda ligjeve të Kosovës të secilit vendim, akt ose manifestim të Asociacionit”, shkruan Matoshi.

Po e shoh në disa media në Prishtinë se ‘constituent assem- bly’ po e përkthejnë qëllimshëm gabim si “asamble kushtetuese” ose kushtetutdhânëse! Asamble kushtetutdhânëse në anglishte është “Constitutional Asambly” e jo Constituent Asambly. Kurse në serbisht Asamble kushtetuese është ‘ustavotvorna skupština’!E në thelb, shqip duhet të jetë: Kuvend themelues siç është përkthy drejt serbisht: osnivačka skupština. (Sidoqoftë kjo duhet të shihet gjatë procesit nga ekspertët, juristë dhe linguistë!” – vazhdon tutje ai.

Kuvendin e përbâjnë asambleistë Komunal qe dalin nga zgjedhjet lokale me ligjet e Kosovës dhe të njëjtit nuk kanë asnji relevancë dhe as fuqi të marrin karakter të nji Asambleje kushtetues. Sepse ata i fuqizon STATUT-i e jo KUSHTETUTA, ngase Asociacionin e derivon Kushtetuta e Kosovês dhe asaj dhe ligjeve kosovare i subordinohet. Pra në Statut duhet të saktësohet se fushëveprimtaria e Kuvendit themelues duhet te kufizohet ekskluzivisht në çështjet e nivelit të dytë të pushtetit, me mundësinë që në vijimësi Kuvendi i Asociacionit të adresojë problemet tek pushteti qendror”, ka shkruar Matoshi.

Ju kutjojmë se nesër do të mbahet takimi i ftuar nga Ambasada Amerikane për të diskutuar rreth modaliteteve të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në takim nuk është i ftuar, kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Lajme të ngjashme