Chollet dhe Escobar tregojnë se "çka është ky Asociacion e çka jo" - NACIONALE

Chollet dhe Escobar tregojnë se "çka është ky Asociacion e çka jo"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në shkrimin e tyre autorial të publikuar në Koha.net dhe në Kossev kanë treguar se (sic) çka duhet të jetë Asociacioni dhe çka jo.

Në pikëpamjen e tyre, Asociacioni shihet si një strukturë për komunat me shumicë serbe me anë të së cilit mund të bashkërendohen çështjet e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural e të tjera.

Ka pasur shumë diskutime për Asociacionin dhe ka ardhur koha të tregohet qartë se çka është ky Asociacion e çka jo. Në përgjithësi, Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe për t’i bashkërenditur çështjet dhe shërbimet si: arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal – me fjalë të tjera, funksionet për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse. Është mënyrë për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve, krijimin e besimit ndërmjet serbëve etnikë dhe qeverisë qendrore, sigurimin e lidhjeve më të mira ndërmjet veriut dhe pjesës tjetër të vendit dhe krijimin e mekanizmave për serbët për pjesëmarrje më të madhe në jetën shoqërore të Kosovës. Po aq e rëndësishme, zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin është obligim i mbetur, ligjërisht i detyrueshëm, ndërkombëtar, për të cilën kërkohet veprim nga Kosova, Serbia dhe BE-ja dhe zotim ekzistues të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.” – thuhet në shkrimin e tyre autorial.

Ata kanë shpejguar se si do të dukej Asociacioni.

Si do të dukej Asociacioni? Komunat me interesa, gjuhë dhe kulturë të përbashkët do të mund të punonin në mënyrë më efikase së bashku për t’i adresuar sfidat e përbashkëta në ofrimin e shërbimeve publike, nëpërmjet ekonomive të shkallës dhe shkëmbimit të praktikave më të mira. Për shembull, komunat do të mund të hartojnë kurrikulë në gjuhën serbe për shkollat lokale në disa komuna e të mos veprojnë në vakum dhe duke bërë punë të dyfishtë. Bashkëpunimi i tillë është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 për zotimin për Asociacion dhe parimet e qeverisjes së mirë të ushtruara nëpër vendet e tjera në Evropë.” – thuhet në shkrimin e tyre.

Ndërkaq në pjesën se si nuk do të dukej Asociacioni, Chollet dhe Escobar, theksojnë se Asociacioni nuk do t’ia shtonte qeverisë së Kosovës një shtresë të re të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ dhe se ai nuk do të jetë një Republika Sërpska si në Bosnje dhe Hercegovinë.

"Ky parim i rëndësishëm daton që nga propozimi i Ahtisaarit. Komunat bashkëpunojnë në bashkë-menaxhimin e juridiksioneve brenda institucioneve dhe strukturave legjitime kosovare. Duke lejuar komunat e caktuara që në mënyrë më efikase të ushtrojnë kompetencat që tashmë i kanë, kjo do të mënjanonte nevojën që qytetarët kosovarë të kërkojnë shërbime nga strukturat paralele ilegale – siç bëjnë shumë veta tani – dhe do të ruante transparencën dhe ligjshmërinë e strukturës së re sipas dhe brenda ligjit kosovar. Dhe çdo mbështetje dhe ndihmë që Serbia do t’ia ofronte komunitetit serb të Kosovës do të duhej të ishte transparente dhe të shkonte përmes këtyre kanaleve legjitime dhe të lejuara." – thuhet në shkrimin e tyre.

Nuk dihet nëse ky tekst do të lexohet edhe nesër, më 31 janar, në takimin e thirrur nga Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë për modalitetet e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lajme të ngjashme